Blloku Ekonomi

2018, tejkalohet plani me taksën e qarkullimit. Investimet në rrugë mbeten 12 herë më të ulëta

Postuar në 20 Prill, 2019 14:47

Revista “Monitor” raporton sot të dhënat zyrtare për taksën e qarkullimit për vitin 2018. Sipas kësaj reviste, Tatimet kanë tejkaluar planin vjeto për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.

Rihapje e detyruar e garës për aeroportin e Vlorës

Postuar në 18 Prill, 2019 20:53

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qeveria do të hapë së shpejti garën për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. 

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me një kompani fluturimi, Balluku e cila tha se në garë do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm firmash.  Një vit më parë qeveria dhuroi 10% të pikëve bonus në garë për një bashkim kompanish turke për ndërtimin e e aeroportit, të cilat mësohet se janë tërhequr.

Shkolla e Marinës në Vlorë(19 mijë m2) i kalojnë në administrim Ministrisë së Turizmit

Postuar në 17 Prill, 2019 15:05

Qeveria shqiptare ka vendosur të ndryshojë sërish administratorin e pronësisë për objektin e quajtur Akademia e Detarisë në qytetin e Vlorës. Me një vendim të shkurtit 2017, qeveria kishte vendosur transferimin e këtij objekti dhe sipërfaqes së plotë prej 19 298, 58 m2 nga Ministria e Mbrojtjes drejt Bashkisë së Vlorës.

Ministria e Shëndetësisë ndryshon pa asnjë studim projektligjin për licencat

Postuar në 16 Prill, 2019 13:00

Ka kaluar për shqyrtim në Komisionin e Shëndetësisë, projektligji për kujdesin shëndetësor, i cili parashtron një sërë ndryshimesh thelbësore në ligjin bazë. Një nga pikat që mori vëmendjen e medias, por jo vetëm, është pezullimi i njërës prej licencave nëse ke dy në fushën e mjekësisë. Sipas ministres së Shëndetësisë, ky ndryshim është propozuar nga urdhrat. 

ATSh përgënjeshtron Kryeministrin për papunësinë dhe injoron shkallën e emigrimit të të rinjve

Postuar në 15 Prill, 2019 13:43

Hetim tregut të taksive në Tiranë. Drejtoria e Metrologjisë "ndalon" uljen e çmimit

Postuar në 13 Prill, 2019 16:03

Autoriteti i Konkurencës ka vendosur në datën 11 prill që të hapë hetim për situatën e konkurencës në shërbimin taksi në Tiranë. Shkak për këtë vendim është bërë ankesa e disa subjekteve përkundrejt një subjekti tjetër që ka hyrë në treg me tarifa më të ulëta. Subjektet janë ankuar se ulja e çmimit nën 250 lekë për 1.5 km e para cenon konkurencën, ndërkohë që subjekti i ri pretendon se i është refuzuar kalibrimi i taksimetrit poshtë tarifës 250 lekë me arsyetimin se kjo përbën shkelje ligjore dhe dëmton konkurencën me operatorët e tjerë.

Zv.ambasadori i SHBA: Korrupsioni ka kapur doganat dhe portet

Postuar në 12 Prill, 2019 10:29

Dhoma Amerikane e Tregëtisë publikoi Indeksin e besimit të biznesit për vitin 2018. Ndryshe nga viti i kaluar, kur taksat ishin shqetësimi kryesor i biznesit, ky tregues ka shënuar përmirësim. Treguesi më negativ është perceptimi i bizneseve se ecuria e ekonomisë nuk ka qenë pozitive.

Vendimi: Koncesionet e rrugëve tani do miratohen me ligj në Parlament

Postuar në 11 Prill, 2019 17:37

Qeveria shqiptare anulloi pak kohë më parë konçesionin e rrugës Thumanë-Kashar. Arsyetimi: Është shumë i shtrenjtë. Ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në këtë kuadër se:

Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati

Mbyllet Banka e Kreditit e grupit AlKharafi

Postuar në 08 Prill, 2019 13:31

Banka e Kreditit të Shqipërisë ka kërkuar likujdimin e saj. Revista “Monitor” shkruan se banka në fjalë, që sipas saj zë 0.08% të totalit të aktiveve në sistemin bankar dhe depozitat e saj përfaqësojnë vetëm 0.01% të totalit, po tërhiqet nga vendi pas 16 vjetësh aktvitet.

Parashikimi për krizën post-TAP në Shqipëri

Postuar në 07 Prill, 2019 12:50

Revista ekonomike “Monitor” shkruan se ekonomia shqiptare po i ekspohet një krize të afërt për shkak të mungesës së investimeve të huaja të mëdha. Në një shkrim dedikuar kësaj teme, revista vë në dukje se dy investimet kryesore, gazsjellësi Transadriatik dhe HEC i Devollit po shkojnë drejt fundit. 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi