2018, tejkalohet plani me taksën e qarkullimit. Investimet në rrugë mbeten 12 herë më të ulëta
Revista “Monitor” raporton sot të dhënat zyrtare për taksën e qarkullimit për vitin 2018. Sipas kësaj reviste, Tatimet kanë tejkaluar planin vjeto për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve.
Shqiptarët paguan nëpërmjet blerjes së naftës rreth 18.3 miliardë lekë ose 146 milionë euro taksa gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të ardhurat tatimore nga Taksat e Qarkullimit dhe Karburantit, të cilat janë programuar 16.4 miliard lekë, janë arkëtuar 18.3 miliard lekë, me një tejkalim prej 1.9 miliard lekë ose 11.5% më shumë. Tejkalimi erdhi për shkak të çmimeve më të larta të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe për rrjedhojë edhe në tregun vendas
Por kjo taksë që vilet me synim mirëmbajtjen e rrugëve në fakt është disa fish më e lartë sesa kuota e investimeve për qëllimin për të cilin ajo vilet.
Gjatë vitit 2018 u shpenzuan 1.5 miliardë lekë ose 12 milionë euro sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës ose rreth 12 herë më pak se sa taksa e grumbulluar e qarkullimit
vijon revista.
Ku shkojnë atëherë paratë që merren përmes kësaj takse? Ish-ministri Ahmetaj ka sqaruar se ajo shkon për shlyerje borxhi, shëndetësi etj., duke krijuar gropën e madhe të rrugëve që op mbushet me konçesionet e shumta që argumentohen pikërisht me nevojën e mirëmbajtjes që duhet të kryhet me paratë që na merren me taksën në fjalë.
Add new comment