Blloku Ekonomi
Tjetër ligj i posaçëm për legalizimet
Nga Zall-Herri ku përmbylli procesin e legalizimeve Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, deklaroi se po punohet për disa ndryshime ligjore për të trajtuar objektet që nuk kanë mundur të legalizohen për shkak të probelemeve të ndryshme. Sipas Lames kjo do të bëhet me një ligj të posaçëm pas vërejtjeve që Komisioni i Venecias shprehu për ligjin e pronave.
Denaj: Nuk e dimë a do japim shpërblim për pensionistët
Pensionistët mund të mos e marrin shpërblimin e fundvitit. Qeveria nuk ka ende një pasqyrë të të ardhurave dhe shpenzimeve që do të shoqërojnë periudhën e mbetur të vitit, çka e bën të pasigurtë alokimin e një fondi për këtë kategori.
Qëndrimin e qeverisë mbi këtë temë e bëri publike ministrja e Finanvace, Anila Denaj në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët e maxhorancës i kërkuan Ministrisë së Financave të caktojë një fond për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve të varfra për festat e fundvitit.
Dhoma Italiane e Tregëtisë: Në Shqipëri gjërat nuk funksionojnë
Debati publik në Shqipëri është i dominuar jo rastësisht nga temat politike, duke i dhënë pak hapësirë asaj çfarë ndodh realisht me ekonominë dhe treguesit që publikohen periodikisht lidhur me rritjen ekonomike. Së fundmi Dhoma Italiane e Tregëtisë në Shqipëri CIA dhe Confindustria Albania kanë reaguar lidhur me shifrat e bëra së fundmi publike nga INSTAT për e rritjen e PBB-së për temujorin e dytë të këtij viti ku sipas tyre ka pasur një ngadalësim më shumë se dyfishi nga sa ishte parashikuar nga Qeveria.
Gropa financiare e Shqipërisë, KLSh: Qeveria po fsheh detyrimet reale
Revista “Monitor” shkruan sot se qeveria shqiptare ka fshehur detyrimet e prapambetura që arrijnë në 75 miliardë lekë, me synim ruajtjen formale të parametrave buxhetorë. Revista flet për një skenar të ngjashmë me Greqinë, një vend ku kriza financiare shpërthu edhe si pasojë e keqraportimit të qëllimshëm nga autoritetet greke të kohës të bilancit. Dokumenti që konstaton këto shkelje është raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Mbi zbatimin e buxhetit të shtetit 2018” sipas të cilit raportimi i Ministrisë së Financave është i ndryshëm nga treguesit realë buxhetorë. Në thelb kjo fsheh mun
1 171 ente publike nuk paguajnë sigurimet. Borxhi 13.8 miliardë lekë, të përfshira ministri dhe Kuvendi i Shqipërisë
Revista ekonomike “Monitor” raportonte së fundmi se 1 171 ente publike, përfshirë institucione qendrore apo edhe ndërmarrje me pronësi publike nuk paguajnë kontributet mujore të punonjësve. Revista shkruan se të dhënat i ka vjelë zyrtarisht nga Drejtoria e Tatimeve përmes një kërkese për informacion dhe në to rezultojnë se Kuvendi i Shqipërisë, ministri, tatimet vetë, bashki të ndryshme, doganat, ujësjellësi apo edhe zyrat arsimore janë debitorë.
Borxhi në total shkon në 13.8 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar dhe bëhet fjalë për mijëra punonjës.
Refuzim në masë i kredive për individët dhe bizneset
Bankat janë shfaqur më të shtrënguara sa i takon kreditimit. Norma e refuzimit të aplikimeve në gjysmën e parë të këtij viti u rrit në 14%, nga 11% që kishte qenë në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar.
Rritja e normës së refuzimit gjatë periudhës, ka ardhur sidomos në segmentin e individëve, ndërsa për bizneset kjo normë është ulur ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë fakti që mbi 80% e aplikimeve miratohen tregon se shtrëngimi i kredisë bankare nuk duket të jetë në përmasat e perceptimit të krijuar vitet e fundit.
Studimi/Depërtimi i mafies në ekonomi, uli punësimin me 28% në Italinë e Veriut
Banka e Italisë ka publikuar së fundmi një studim sipas të cilit penetrimi i mafies kalabreze, Ndragheta në ekonominë e Italisë Veriore dhe atë Qendrore ka çuar në reduktimin me 28% të vendeve të punës.
Studimi është shtrirë në vitet 1971-2011 dhe ai llogarit në nivel matematik sesi ndikon në punësim prania e botës mafioze. Depërtimi është i thellë dhe sipas bankës ka prekur botën e sipërmarrjes, profesionistët, administratën publike, politikën.
Bankat greke faturojnë edhe PIN-in e kartave
Presioni i vazhdueshëm për të rritur fitimet nga njëra anë, dhe përpjekja për t'i orientuar klientët e tyre në përdorimin e transkaksioneve elektronike, të cilat kanë kosto më të ulëta operative se ato tradicionale, i kanë shtyrë bankat të aplikojnë një numër tarifash për shërbime që më parë ishin falas.
Vitet e fundit të ardhurat nga përqindjet e komisioneve janë rritur. Edhe reagimet e klientëve janë në rritje gjithashtu, veçanërisht të atyre që janë më pak të njohur me instrumentet e reja të ofruara nga institucionet e kreditit.
BB: Janë shtuar rreziqet nga PPP-te, ekonomia varet nga shiu
Tregëtia me jashtë ka ndikuar negativisht në ritmet e rritjes ekonomike. Në prezantimin e Raportit për vendet e Ballkanit, Banka Botërore parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike për Shqipërinë në 2.9 përqind, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i reshjeve.
Në raport thuhet se janë shtuar rreziqet nga projektet e partneritetit publik privat (PPP) dhe se Banka Botërore po harton një raport për PPP-të, ku po analizohen kostot dhe performanca e kontratave. Banka rekomandon që të ketë shumë përfshirje të qeverisë në instrumentet PPP.
Paralajmërimi: Fondi i Solidaritetit shkon në Kushtetuese nëse bëhet ligj
Biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan sot në gazetën “Panorama” se nëse fondi i solidaritetit që është propozuar nga Kryeministri Edi Rama në takimin e fundit me disa biznesmenë do të kthehet në ligj, atëherë ai do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.