BB: Janë shtuar rreziqet nga PPP-te, ekonomia varet nga shiu
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/10/ilda_2019_10_08_12.jpg?itok=Bj00PX5m)
Tregëtia me jashtë ka ndikuar negativisht në ritmet e rritjes ekonomike. Në prezantimin e Raportit për vendet e Ballkanit, Banka Botërore parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike për Shqipërinë në 2.9 përqind, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i reshjeve.
Në raport thuhet se janë shtuar rreziqet nga projektet e partneritetit publik privat (PPP) dhe se Banka Botërore po harton një raport për PPP-të, ku po analizohen kostot dhe performanca e kontratave. Banka rekomandon që të ketë shumë përfshirje të qeverisë në instrumentet PPP.
Ndër të tjera nënvizohet se tregu i punës vijon të përmirësohet, pasi papunësia arriti një nivel të ulët historik prej 11.5 përqind në Qershor 2019.
Add new comment