Blloku Ekonomi

Lidhja direkte Kinë - Europë, treni i parë mbërrin brenda pak ditësh në Pragë

Postuar në 04 Nëntor, 2019 12:37

Kina shkel në vijë direkte transporti zemrën e Europës. Mediat turke raportojnë se më 6  nëntor, një tren i China Railëay Express do të mbërrijë në Ankara ku edhe do të mbahet një ceremoni e posaçme. Treni në fjalë ka hyrë në territorin turk nga province lindore e Kars dhe destinacioni final I tij është Praga duke kaluar përmes tunelit të detit Marmara që lidh Stambollin me bregun europian të ngushticës së Bosforit.

Emigranti: Shteti na gënjeu!

Postuar në 03 Nëntor, 2019 16:57

Fermerët braktisin tokat/ Prodhimet hidhen, ish-emigrantët: Do kthehemi nga erdhëm.

Ky është titulli i një lajmi që ka publikuar sot Top-Channel që zbulon përvojën e hidhur të emigrantëve shqiptarë që provuan të investojnë në Shqipëri. Në invers të videove të kryeministrit që në Facebook e vet promovonte përvoja njerëzish të ndryshëm me ëndrrën shqiptare, materiali sjell një rast që dëshmon një realitet të hidhur. Ndër të tjera.

Minishengeni, një përrallë pa faturë. Jaka: Vendet e rajonit refuzojnë produktet shqiptare

Postuar në 02 Nëntor, 2019 23:26

Kryeministri i vendit vrapoi pak javë më parë në Novi Sad për të firmosur të ashtuquajturin Minishengen Ballkanik duke shpallur se “ne nuk kemi pse të presim Europën”.

Italia propozon komsion dypalësh për problemet e biznesit italian me administratën shqiptare

Postuar në 31 Tetor, 2019 18:41

Qeveria shqiptare dhe për më tepër administrata janë gjithmonë e më pak të besueshëm tek partnerët dhe në veçanti te investitorët e huaj. Këtë shqetësim  kryeministri italian Giussepe Conte e ngriti në vizitën që pati në Tiranë dhe pa kaluar pak javë e materializoi me krijimin e një komisioni të përhershëm dypalësh që do të marrë në shqyrtim problematikat më kryesore dhe kundërshtitë që ekzistojnë midis ndërmarrjeve italiane dhe administratës shqiptare.   Conte e theksoi këtë në konferencën që pati me zotin Rama në Romë, pasditen e kësaj të enjte.

Qeveria pranon gropën në Arkën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore

Postuar në 30 Tetor, 2019 18:44

Qeveria pranon situatën alarmante në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike nuk kanë paguar kontributet për punonjësit. Në një reagim të cilin e quan sqarim për opinionin publik Ministria e Financave thotë se ka ndërhyrë me një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Situata e vështirë e buxhetit, pezullohen disa investime publike

Postuar në 27 Tetor, 2019 21:15

Situata e vështirësitë financiare me të cilën po përballet buxheti i shtetit po imponon pezullimin e një pjese të investimeve publike që ishin parashikuar për këtë vit.

“Doing Business 2020”,  ku po përfundon Shqipëria e Edi Ramës

Postuar në 24 Tetor, 2019 17:34

Shqipëria u rendit në vendin e 82 në rang global për klimën e të bërit biznes nga raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2020”,  me një rënie 19 vende krahasuar me vitin 2019. Përveçse Shqipëria është e fundit në Europë, renditet edhe ndër vendet me përkeqësimin më të lartë të klimës së biznesit brenda një viti.

Urdhëri/Nuk ka më kontrata shitlblerjeje prone, pa paguar sigurimin për tërmetet

Postuar në 23 Tetor, 2019 16:06

Agjencitë në varësi të qeverisë shqiptare ka ecur shumë shpejt me zbatimin e Vendimit të saj për Sigurimin e Detyrueshëm të banesave, marrë në fillim të muajit tetor të këtij viti, pas tërmetit që godit vendin.

Gjobë deri në 100 mijë lekë kush përdor qese plastike pas 1 qershorit 2020

Postuar në 22 Tetor, 2019 16:27

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendime në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike. Në një prej amendamenteve thuhet:

Kastrati dhe Dulaku marrin për 35 vjet portin e Sarandës

Postuar në 21 Tetor, 2019 18:20

Porti i Limionit në Sarandë i është dhënë me konçesion për 35 vite bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Kastrati" dhe "Edil Al”. Shpallja e fituesit është njoftuar këtë të hënë në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. http://www.app.gov.al/GetData/DownloadDoc?documentId=2a1bb040-03e0-448e-bd75-238a38ff1730 fq 307

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi