Blloku Ekonomi

Tatimet kapin Beson e Taivanit pa kupona (Video)

Postuar në 02 Gusht, 2019 12:34

Qeveria ka kapur Beson e taivanit në shkelje me kuponat tatimorë dhe që prej të enjtes në darkë i ka vënë shiritat kompleksit në qendër të Tiranës. Për t'u krenuar me këtë bëmë të madhe qeveria nxori në terren Erjon Braçen që kishte si plan pune inspektimin e pikave të karburantit. Zoti Braçe që mban edhe detyrën e zv/kryeministrin “trashi” zërin duke thënë se s’ka më të fortë që shantazhojnë qeverinë me telefona.

I bllokohen 1.5 mln euro ish-zyrtarit të Legalizimeve  

Postuar në 01 Gusht, 2019 11:06

1.5 milionë euro llogari bankari i janë sekuestruar një ish-zyrtari të Agjencisë së Legalizimeve, para që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme.

Një njoftimin e saj policia nuk ka dhënë më shumë detaje për identitetin e tij, por  thotë se zyrtari në fjalë ka qenë ish - punonjës i administratës shtetërore në vitet 2006 – 2011.

Rregullorja: Bankat mund të ndryshojnë drejtimin e kompanive kredimarrëse në vështirësi

Postuar në 25 Korrik, 2019 15:17

Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi Rregulloren e re “Për Trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare”. Në përcaktimet e këtij vendim shkruhet se vendimi në fjalë i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2020 dhe si qëllim të vetin rregullorja shpall 

reduktimin  e kredive me probleme dhe mbajtja nën kontroll e cilësisë së portofolit  të kredisë, duke nxitur trajtimin e kredimarrësve në vështirësi financiare, nëpërmjet një bashkëpunimi të strukturuar dhe eficient ndërmjet bankave

Kohё tё vёshtira pёr trashёgiminё e Bretton Woods

Postuar në 23 Korrik, 2019 12:56

Korrik 1944: Teksa nё Francё trupat aleate pas zbarkimit nё Normandi luftonin kundёr Wehrmacht-it gjerman, ishin mbledhur nё hotelin luksoz Mount Washington nё Bretton Woods nё shtetin federal tё SHBA-sё New Hampshire pёrfaqёsuesit e 44 shteteve. Qёllimi i tyre ishte tё krijonin kushtet pёr njё rend global ekonomik pёr kohёn e pas luftёs. Nё takim ishin edhe studiuesi i shkencave ekonomike John Maynard Keynes nga Britania e Madhe dhe kolegu i tij nga SHBA-ja Harry White.

Banorët bllokojnë ndërtimin e HEC-ve në Kaçinar. Në prill ministrja Balluku premtoi anullimin

Postuar në 21 Korrik, 2019 12:03

 Disa banorë të Kaçinait në Mirditë kanë përzënë punonjësit e kompanisë “Shperdhaza Energji” duke kërkuar që të ndalet puna për ndërtimin e një hidrocentrali aty. 

Firma, me mashtrimet e saj, ka nisur të ndërtojë rrugën që më pas të bëjë HEC-et, por ne i kemi paralajmëruar që nuk do t’i lejojmë në asnjë mënyrë, uji është i yni dhe nuk do t’ia lëmë askujt. Kësaj here i kemi larguar përfaqësuesit e firmës nga zona, herën tjetër do i kemi punët ndryshe, në Kaçinar nuk do të ndërtohet HEC

Shqipëria konkuron në turizëm me çmime, por jo me shërbime

Postuar në 20 Korrik, 2019 13:31

Shqipëria vazhdon ta konkurojë bregun e Malit të Zi lidhur me tregun turistik të Kosovës. Sipas raportimeve të mediave në Kosovës, turistë të këtij shteti këtë vit kanë braktisur Ulqinin dhe kanë zgjedhur Shqipërinë, ndonëse shërbimet dghe siguria në Ulqin është më e madhe.

…kosovarët sivjet kanë vendosur që të bojkotojnë Ulqinin, arsyeja kryesore janë çmimet e larta

shkruan gazeta Metro.

E treta e vërteta, Meta tenton Petraq Milon për kryetar të KLSH-së

Postuar në 17 Korrik, 2019 12:51

Presidenti Meta ka vendosur t’i propozojë Kuvendit emrin e Petraq Milos, si kandidat për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në njoftimin që i është dërguar edhe Kuvendit Meta thotë se Petraq Milo është një personalitet me një eksperiencë të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit në fushën e financave, të auditit, të bankave dhe të ekonomisë në tërësi, duke lënë të kuptohet se emri i ish-këshilltarit të Berishës nuk mund të kontestohet.

Situata blozë e tatimeve dhe një mbledhje kuadri pa vlerë

Postuar në 15 Korrik, 2019 21:16

Kryeministri iu rikthye takimeve publike me administratën, ku natyrisht ai është shembullori dhe vartësit që çalojnë, pa anashkaluar gjithmonë edhe faktorët e jashtëm për dështimet. I konceptuar si një takim prezantues me drejtoreshën e re të Tatimeve, kryeministri dha në fakt një pasqyrë aspak optimiste të administratës tatimore.  Ai pranoi se situata i ka ikur nga duart (nëse e ka patur ndonjëherë) për të mos thënë që raportoi një panoramë blozë.

Ja çfarë tha kryeministri:

Rezervat e sigurisë së karburanteve, kosto 500 milionë euro

Postuar në 12 Korrik, 2019 10:19

Një projektligj i qeverisë, që parashikon detyrimet për krijimin dhe mbajtjen e menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë bruto në vend, ka ngjallur reagimin e aktorëve të tregut.

DASH ekspozon Shqipërinë e personalizuar të një grupi politiko-ekonomik

Postuar në 11 Korrik, 2019 23:02

Departamenti Amerikan i Shtetit  nuk është kursyer fare në ekspozenë që i ka bërë klimës së Investimeve në Shqipëri për Vitin 2019. Raporti i publikuar ngre si shqetësime kryesore korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, zbatimin e dobët të kontratave dhe shumë probleme të tjera që lidhen me hartimin e ligjeve dhe çështjet e pronësisë

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi