I bllokohen 1.5 mln euro ish-zyrtarit të Legalizimeve
1.5 milionë euro llogari bankari i janë sekuestruar një ish-zyrtari të Agjencisë së Legalizimeve, para që dyshohet se janë përfituar nga burime të paligjshme.
Një njoftimin e saj policia nuk ka dhënë më shumë detaje për identitetin e tij, por thotë se zyrtari në fjalë ka qenë ish - punonjës i administratës shtetërore në vitet 2006 – 2011.
Sipas policisë, kohët e fundit, nëpërmjet një banke private, shtetasi i lartpërmendur ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 000 Euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat. Gjithsesi ndaj zyrtarit nuk është komunikuar ndonjë masë arresti, pasi hetimet janë në kuadrin e dyshimeve për pastrim parash, përmes investimeve në pasuri të paluajtshme.
Add new comment