Banorët bllokojnë ndërtimin e HEC-ve në Kaçinar. Në prill ministrja Balluku premtoi anullimin
Disa banorë të Kaçinait në Mirditë kanë përzënë punonjësit e kompanisë “Shperdhaza Energji” duke kërkuar që të ndalet puna për ndërtimin e një hidrocentrali aty.
Firma, me mashtrimet e saj, ka nisur të ndërtojë rrugën që më pas të bëjë HEC-et, por ne i kemi paralajmëruar që nuk do t’i lejojmë në asnjë mënyrë, uji është i yni dhe nuk do t’ia lëmë askujt. Kësaj here i kemi larguar përfaqësuesit e firmës nga zona, herën tjetër do i kemi punët ndryshe, në Kaçinar nuk do të ndërtohet HEC
citon gazeta “Panorama”, Bardhok Çupin, njëri prej banorëve. Sipas tyre, ndërtimi i HEC-ve po bëhet pa lejen e banorëve, pasi mbi 95% e tyre janë kundër.
Ata thonë se kompania po përpiqet t’i joshë banorët, duke u ndërtuar fillimisht rrugën, në mënyrë që të tërhiqen nga kundërshtimet. “Rrugën nuk e duam që ta ndërtojnë ata. Ta lënë siç është
shkruan gazeta.
Situata në fjalë është e ngjashme me atë që shohim kudo në Shqipëri. Në Vjosë, në Valbonë, në Holtë. Sipas banorëve nuk është marrë mendimi i banorëve nga qeveria e cila vepron duke përdorur forcën e një firme mbi një letër. Në muajin prill banorët morën një premtim nga ministrja Balluku, por asgjë nuk ndohi.
Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HECE-ve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problematika të tjera
u shpreh asokohe Balluku, por siç vëren gazeta “pas kësaj deklarate, deri tani nuk ka pasur ende asnjë vendim zyrtar nga ana e qeverisë”.
Add new comment