Tatimet kapin Beson e Taivanit pa kupona (Video)
Qeveria ka kapur Beson e taivanit në shkelje me kuponat tatimorë dhe që prej të enjtes në darkë i ka vënë shiritat kompleksit në qendër të Tiranës. Për t'u krenuar me këtë bëmë të madhe qeveria nxori në terren Erjon Braçen që kishte si plan pune inspektimin e pikave të karburantit. Zoti Braçe që mban edhe detyrën e zv/kryeministrin “trashi” zërin duke thënë se s’ka më të fortë që shantazhojnë qeverinë me telefona.
“Dje është mbyllur aktiviteti i një sipërmarrje të madhe, Taivani i famshem se për herë të dytë u gjet pa kuipona tatimorë në cdo tavolinë. E njëhta histori do vazhdojë me qëllim që buxheti i shtetit të marrë ato të ardhura që i takojnë në bazë të ligjeve në fuqi. Kjo do bëhet për të gjithë. Pa pyetur për emrin e kompanisë, pa pyetur kë mik e shok ka, se kë merr në telefon dhe kush ja hap dhe kush ja kthen telefonin”-theksoi zv/kryeministri
Zoti Braçe para se të flasë për kuponat tatimorë të Taivanit është mitë të sqarojë se çfarë do bëhet me borxhet dhe evazionin që ka krijuar rafineria e naftës ARMO, ku përflitet se është aksioner i njëjti bisnesmen. Sipas raportimeve në media dy vjet më parë ARMO, përbindeshi publik i shndërruar në një armë e evazionit në masë, zhduku të paktën 60 milionë euro taksa , ndërsa një vit më parë, hetimi tatimor, zbuloi një tjetër skemë të madhe evazioni, të paktën 18 milionë euro përmes faturave fiktive të TVSH.
Add new comment