Blloku Ekonomi
Çmimet e ushqimeve do të vijojnë të rriten
Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ka dhënë së fundmi një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” në të cilën ka folur edhe për GREXIT.
Sanksionet ndaj Rusisë i kanë kushtuar Europës 1.5 miliardë dollarë
Rusia ka përllogaritur se Bashkimi Europian ka humbur të paktën 1.5 trilion dollarë që pas vendosjes së sanksioneve ndaj saj. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandr Grushko, e bëri të ditur shifrën gjatë Forumit Ekonomik Euroaziatik në Uzbekistan.
"Të gjitha humbjet që BE-ja pësoi për shkak të vendosjes së sanksioneve dhe vendimeve për të kufizuar bashkëpunimin me Rusinë kanë arritur, sipas një vlerësimi konservativ, rreth 1.5 trilion dollarë," u tha Grushko gazetarëve.
Aurela Basha, pronare e 246 m2 katrorë në “Lion Residence”
Debati publik për ndërtimin e mijëra metra katrorë kulla në kryeqytet është kthyer së fundi në një luftë politike. Çdo parti akuzon kundërshtarët se kanë lidhur aleancë me investitorët e pallateve për të përfituar sipërfaqe ndërtimi, e rrjedhimisht miliona euro pasuri që burojnë nga godinat më të shtrenjta në Shqipëri.
Katër milionë euro, por asnjë investim. Koncesionari i dializës i sjell të gjithë në Tiranë
Ishte planifikuar që kompania koncensionare e shërbimit të dializës të investonte mbi 4.2 milionë euro në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, e megjithëse kanë kaluar mbi 7 vjet nga firmosja e kësaj kontrate, këto investime nuk janë bërë realitet.
Në një raport për periudhën 2020-2022, Kontrolli i Lartë e Shtetit rendit disa shkelje që vijnë si pasojë e mosrespektimit të kontratës koncensionare, të cilat lidhen edhe me mungesën e shërbimit të dializës për pacientët që vuajnë nga problemet në veshka, nëse nuk janë në stadin më të rënduar të sëmundjes.
Në krizë edhe industria e energjisë së gjelbër. Siemens lyp para nga qeveria gjermane
Aksionet e "Siemens Energy" kanë rënë në mënyrë drastike pasi u mor vesh se kompania gjermane, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë për turbinat e energjisë nga era, ishte në bisedime me qeverinë për të shmangur falimentin.
Siemens Gamesa ka kërkuar një garanci prej 15 miliardë euro nga qeveria gjermane, pasi defektet në modelet e reja të turbinave çuan kompaninë në humbje.
Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave pas heqjes dorë nga Amnistia Fiskale
Shqipëria ka dalë zyrtarisht nga lista gri e Komisionit Europian për pastrimin e parave.
Lajmin e dha këtë të premte ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë një konference për shtyp bashkë me shefen e misionit të FMN në vendin tonë dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Sapo është marrë vendimi nga FATF, që Shqipëria të dalë nga lista gri apo njohur ndryshe si monitorimi i shtuar. Vendimi i marrë sot vjen si pasojë e progresit të shtuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve.
Rusia propozon sistem rajonal pagese për vendet e Organizatës së Shangait
Kryeministri i Federatës Ruse, Mikhail Mishutsin ka propozuar gjatë një takimi me krerët e shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, se mes vendeve anëtare duhet vendosur një sistem i brendshëm pagese.
Ne duhet të konsiderojmë krijimin e një mekanizmi të pavarur rajonal për pagesat dhe rregullimet për konvertimin e monedhave tona mbi kurset nacionale. Ne duhet të shtojmë përpjekjet për të zhvilluar infrastruturat tona të pagesës pasi kemi përdorur përherë e më shumë monedhat tona në rregullimet reciproke
17 miliardë lekë borxhe ndaj Sigurimeve
Borxhi i bizneseve ndaj Institutit të Sigurimeve, ka arritur në 17 milardë lekë në fund të vitit 2022.
Në raportin e auditimit të Kontrollit të lartë të shtetit, për periudhën 2021-2022, trendi i detyrimeve të prapambetura në Institutin e Sigurimeve Shoqërore shkon drejt rritjes, borxhe të cilat i përkasin mbi 109 110 subjekteve debitorë.
Në raport thuhet se 58% e debitorëve janë subjekte juridikë dhe 38% biznese të vogla.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kinë - Serbi, unike në Europë
Marrëveshja e Serbisë me Kinën për Tregti të Lirë, është cilësuar nga ministri përkatës. Tomislav Momiroviç si më e rëndësishmja në dekada. Sipas tij, tarifat për mallrat serbe do të jenë më të ulëta në masën 10, 45 apo deri edhe 60%.
Do të jetë unike në Europë. Prodhuesit tanë, të vegjël dhe tregtarët do të kenë një mundësi në këtë treg, që po rritet fuqishëm…Kjo është një mundësi e pabesueshme, do të doja që njerëzit të përfshiheshin sepse mund të gjenerojë rroga dhe pensione më të larta
Lojërat e fatit, grekët luajtën 22.7 miliardë euro në 8 muaj
Grekët kanë shpenzuar 22.7 miliardë euro për lojërat e fatit përgjatë tetë muajve të 2023. Sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Helen i Lojërave (EEP), të cilave u referohet Kathimerini, lojtarët humbën 1.7 miliardë euro në një periudhë tetëmujore.