Blloku Ekonomi
Emigrimi dhe plakja e popullsisë, rreziku më i madh për ekonominë
Përfaqësuesit e tre institucioneve më të mëdha ndërkombëtare në Shqipëri e shohin largimin e të rinjve dhe plakjen e popullsisë si rrezikun më të madh me të cilin do të përballet ekonomia e vendit.
Emigrimi i vazhdueshëm i moshës aktive për punë ka krijuar gropa më disa sektorë, ndërsa bashkë me rënien e numrit të lindjeve kanë sjellë si rezultat rritjen e moshës mesatare të popullsisë.
Anke Weber, shefe e misionit në Shqipëri e Fondit Monetar Ndërkombëtar, thotë se të dyja këto do të rëndojnë në buxhetin e shtetit.
Qeveria miraton rregulloren e re për oponencën teknike të projekteve ndërtimore
Qeveria ka miratuar një rregullore të re për projektet që duhet t’i nënshtrohen oponencës teknike. Rregullorja e re e hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shfuqizon atë të vitit 2010 dhe synon të kontrollojë ndërtimet e reja në fazën e miratimit të projektit dhe atë të zbatimit. Projektet e reja do t’i nënshtrohen oponencës teknike, e cila verifikon paraprakisht zbatimin e standardeve të ndërtimit dhe ligjeve në fuqi.
Reforma e tregut unik europian, Letta: Të sanksionojmë edhe Lirinë e Qëndrimit, përves asaj të Lëvizjes
Ish-kryeministri i Italisë, Enrico Letta, i ngarkuar nga Bashkimi Europian për të raportuar mbi gjendjen e tregut unik europian dhe reformat e nevojshme mbi të, ka deklaruar gjatë një interviste për “Politico” se në dritën e treguesve të tanishëm “tregu unik duhet konsideruar në një mënyrë të ndryshme”. Ndonëse tregu europian ofron mundësinë e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve, sipas Letta-s, ka një element që duhet korrigjuar: ai i menaxhimit në vend të fuqisë së kualifikuar të punës.
Jetojmë kohë të rrezikshme. Bota e dekadës sonë, e ndryshme nga ajo e fundit të shekullit të 20-të
Në një intervistë për revistën “Cord”, profesori i ekonomisë në universitetin e Beogradit, Dejan Shoshkiç, ish-guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë, ka vënë në dukje disa elementë të raporteve të sotme në botë që do të kenë së afërmi ndikime serioze në mbarë globin. Së pari, konflikti në Gaza përbën një krizë të jashtëzakonshme për nga potenciali ndikues në ekonomi, pasi përhapja e tij në vende fqinj do të prekë zinxhirin e furnizimit energjetik të globit.
Italia, stimuj fiskalë për të kthyer trurin
Vitet e fundit, edhe Italia është prekur dukshëm nga fenomeni i ikjes së trurit. Por prej kohësh, qeveria italiane e ka incentivuar kthimin e tyre në atdhe me stimuj tatimorë. Falë këtyre politikave, sipas Corriere, u kthyen rreth 25 500 italianë të larguar.
Por qeveria e Melonit, e cila kishte premtuar se do ta ndryshonte ligjin, ka miratuar nga 19 dhjetori një të ri.
Më pak se 2 milionë rezidentë?
Petrit Vasili i Partisë së Lirisë deklaronte sot se 30% e bashkive në vend po zhduken dhe shkretohen. Shtesa natyrore është negative në 82% të bashkive duke nisur që nga viti 2021 dhe sipas Vasilit “asgjësimi real i vendit është tek pragu i derës”. Është një lloj politike apokaliptike kjo që në të vërtetë lidhet me shifrat në terren. Ikja masive e njerëzve tashmë është problem real dhe këtë i fundit që e pranoi është ai që qeveris.
Sa duan të ikin? Shumë. Sa duan të jetojnë këtu? Ata që nuk mundet të ikin.
Kosova gjobit me 1.56 milionë euro kompaninë në pronësi të Telecom Serbia
Në Kosovë, Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur me 1.5 milionë euro kompaninë MTS d.o.o., një prej operatorëve në fushën e telekomunikacionit, në pronësi të Telecon Serbia.
Djathi 500 lek/kg është me niseshte
Çmimi prej 5 mijë lekësh të vjetra për një kilogram djath nuk justifikon koston. Për një kilogram djath duhet mesatarisht 10 kilogram qumësht, që do të thotë një kosto rreth 9 mijë lekë të vjetra. Por për të ulur koston dhe rrjedhimisht edhe çmimin përdoret niseshte.
“Nuk del kosto. Këtij qumështi i hidhen shtesa të tjera, pra niseshte. Duhet shkruar në etiketë që ka niseshte”, thotë Abdyl Sinani, ekspert i teknologjisë ushqimore.
Vihet në testim operativ seksioni bullgaro-serb i gazit azer në Europë
Është vënë në testim operativ seksioni Serbi-Bullgari i gazsjellësit nga Azerbajxhani. Në një ceremoni të posaçme, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ai bullgar, Rumen Radev, ai azer Ilham Aliyev dhe përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret kanë shtypur në mënyrë simbolike së bashku butonin në një stacion në Nish.
Pas Fiatit, Vuçiç njofton "një investim perëndimor 100 mln euro" në Vranje
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është duke negociuar për një investim të madh perëndimor në Vranje që kap shifrën e 100 milionë eurove.
Shpresoj se do të përfundojmë me sukses bisedimet mbi një investim të madh në Vranje me vlerë mbi 100 milionë euro, që do të punësojë më shumë se 1 500 njerëz. Ata pyetën ku, ne u thamë në Vranje…kështu që do të mund të punësojmë njerëz që të mund të qëndrojnë në Jug të Serbisë