Djathi 500 lek/kg është me niseshte
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2023/12/djathe_2023_12_15_21.jpg?itok=nezM2xW7)
Çmimi prej 5 mijë lekësh të vjetra për një kilogram djath nuk justifikon koston. Për një kilogram djath duhet mesatarisht 10 kilogram qumësht, që do të thotë një kosto rreth 9 mijë lekë të vjetra. Por për të ulur koston dhe rrjedhimisht edhe çmimin përdoret niseshte.
“Nuk del kosto. Këtij qumështi i hidhen shtesa të tjera, pra niseshte. Duhet shkruar në etiketë që ka niseshte”, thotë Abdyl Sinani, ekspert i teknologjisë ushqimore.
Djathi që të jetë në parametrat e duhur duhet të kenë kaluar 21 ditë. Abaz Baçe, teknik baxhoje tregon si të dallojmë djathin pa hile.
Kur fermentohet formon brenda disa syçka, pore. Shëllirën e do deri në 12% që të ruhet. Kur e provon që nuk ka djathi kripë, mund të thuash është shumë i mirë, por djathi bio pa kripë nuk reziston. Po nuk pati gradacionin e duhur nuk reziston
Ekspertët thonë se produktet e bylmetit duhet të shoqërohen me etiketën e përbërësve.
Add new comment