Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave pas heqjes dorë nga Amnistia Fiskale

Postuar në 27 Tetor, 2023 18:47

Shqipëria ka dalë zyrtarisht nga lista gri e Komisionit Europian për pastrimin e parave.

Lajmin e dha këtë të premte ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë një konference për shtyp bashkë me shefen e misionit të FMN në vendin tonë dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Sapo është marrë vendimi nga FATF, që Shqipëria të dalë nga lista gri apo njohur ndryshe si monitorimi i shtuar. Vendimi i marrë sot vjen si pasojë e progresit të shtuar nga vendi ynë në zbatimin e rekomandimeve.

Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Mete la të kuptohet që ky vendim u mor nga Task forca për Veprimin Financiar edhe për shkak se tërheqjes së Shqipërisë nga amnistia fiskale.

Ne nuk do të ndërmarrim asnjë masë që bie ndesh me parimet në këtë fushë apo me praktika të ndërmarra edhe në vendet e tjera. Ky qëndrim ka qenë i shprehur edhe për FATF dhe është marrë parasysh në vendimin e marrë sot.

Përfaqësuesja e FMN, Anke Weber ndërsa foli për një ekonomi shqiptare të qëndrueshme, ia faturoi këtë tregues pozitiv, rritjes së fortë të turizmit.

Ekonomia ka treguar qëndrueshmëri për shkak të rritjes së fortë të turizmit. Besojmë se ekonomia ka hapësirë për manovra në sektorin e turizmit dhe do të jetë motori i rritjes së ekonomisë. Por perspektiva ka pasiguri të madhe për tensionet që janë një rrezik si dhe situata energjetike për lëvizjet e kursit, që shtojnë pasiguritë. Prandaj dhe ekzistojnë nevoja për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale, politika monetare duhet të fokusohet te inflacioni dhe kthimi i tij në objektiv.

Skeptik për qëndrueshmërinë e ekonomisë, u shpreh guvernatori Sejko për të cilin, rrezik për ekonominë mbetet vijueshmëria e luftës Izrael-Palestinë.

Megjithatë, analizat tona tregojnë se presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të jenë të larta, ndërsa rindezja e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme ka potencialin të rrisë rreziqet ndaj inflacionit. Për këtë arsye, ne mbetemi të angazhuar të reagojmë në drejtim të normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen.

Ndër të tjera, Weber u shpreh se borxhi publik në vend është mbajtur nën kontroll, madje ka zbritur në nivelet para pandemisë. Ndërsa ministri Mete, tha se vetëm në 6 muajt e parë të 2023, ka pasur një rritje ekonomike me 3% për të shkuar drejt objetivit 3.8% në vitin e ardhshëm.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.