Blloku Bota
Një ofertë ruse për të zmbrapsur ISIS: Siria e Assadit të transformohet në një Izrael Alavit
Çfarë kërkon Rusia në Siri? Kjo pyetje ka disa javë që po qarkullon në mediat perëndimore, të cilat citojnë shpesh burime anonime të sektorëve të mbrojtjes që shprehen se “qëllimet ushtarake të Kremlinit në Siri mbeten ende të paqarta”. Deri më tani është bërë e ditur se dërgimi i mjeteve dhe forcave përfshin edhe avionë e tanke, çka i jep presidentit sirian Bashar Al Assad siguri se ai nuk ka për të dalë shpejt nga skena. Mirëpo cili është qëllimi afatgjatë i Rusisë, që pas Egjiptit shfaqet edhe në një krizë që e ka lënë Perëndimin pa alternativë serioze?
Financuesi i pakënaqur politik, zbraz në një libër “pisllëqet” private të kryeministrit Cameron
Ka hedhur 8 mln paund në fushatën e kryeministrit Cameron, por nuk ka përfituar ndonjë post të rëndësishëm nga miku i tij. Në këtë mënyrë ka menduar se një libër biografik mbi të fshehtat e Cameronit do t’i bëhej mësim i mirë kryeministrit. Politikani dhe financuesi i Partisë Konservatore në Britani, Lord Ashcroft, ka tronditur mbarë opinionin publik dhe vetë kryeministrin me librin e tij “Call me Dave”, në të cilin hedh dritë mbi “anët e errëta të kryeministrit Cameron”.
Trump përballë Trump(video)
Pas intervistës me Klinton, Jimmy Fallon ka patur të ftuar në “Tonight Show” kandidatin republikan për President, Donald Trump. Ky i fundit është shprehur se “Fallon po bën një punë shumë të mirë”. Intervista nuk është vetëm zbavitëse:
Mashtroi me testin e ndotjes/ Aksionet e Volkswagen AG bien me 23%. Ndalohet shitja e 500 mijë njësive
Volkswagen Ag, kompania e njohur e prodhimit të automobilëve ka pësuar një goditje të madhe në bursë për shkak të një mashtrimi që ka bërë me treguesit e ndotjes. Fjala është për testin e ndotjes së ajrit për mjetet e shitura në SHBA, çka ka sjellë rënie prej 23% të vlerës së aksioneve, që e konvertuar në vlerë monetare është 15.4 miliardë euro në një ditë. Drejtuesi i kompanisë, Martin Winterkorn, deklaroi se vetë kompania po bën një hetim për këtë dhe keqardhjen e madhe. Ai ka premtuar se Volksëagen do të bëjë çdo gjë të nevojshme për të riparuar dëmin.
Pas zgjedhjeve vijnë lehtësi edhe nga Europa. Greqia fiton shtyrjen e pagesës së borxhit
Fitorja e Tsiprasit i ka hapur rrugën Greqisë për marrëdhënie të reja me Europën. Mediat greke referojnë informacione, sipas të cilave, pagesa e borxhit të shtuhet sërish. “Greqia dontë fitojë një shtyrje të re të pagesës së kësteve, sipas dy zyrtarëve të partisë së Angela Merkel, CDU”, raporton gazeta greke “Protothema”. Burimi origjinal është gjermania “Die Welt” që shkruan se rishikimi i afateve vjen edhe si pasojë e performancës së mirë në muajt e fundit. Nga çfarë po ndodh aktualisht, ngjan se Greqia humbi një vit kohë për të bërë atë që në fakt e nisi konservatori Samaras.
Fiton Tsipras në Greqi. Opsionet për koalicion: Me Grekët e Pavarur, ose me PASOK
Alexis Tsipras është fituesi i zgjedhjeve të parakohshme greke, duke u konfirmuar kështu si aktori kryesor i skenës politike në fqinjin tonë jugor. Mediat greke raportojnë për një rezultat që shkon në 35% të marrë nga Syriza, ndërkohë që Demokracia e Re ka marrë 28%, kurse Agimi i Artë renditet parti e tretë me 7,2%. Këto janë të dhëna paraprake, por siç shkruan gazeta greke “Protothema”, ky rezultat, nëse konfirmohet zyrtarisht i hap rrugë koalicionit të Syrizas me Grekët e Pavarur të Panos Kammenos.
SHBA rishikon planet rezervë. Në konsideratë konflikti me Rusinë, me apo pa NATO
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rifutur në axhendë përgatitje për një konflikt të armatosur me Rusinë. Revista “Foreign Policy” shkruan se kjo është hera e parë që nga Lufta e Ftohtë, që SHBA po merr në konsideratë përballjen e armatosur me Moskën. “Duke patur parasysh mjedisin e sigurisë, veprimet e Rusisë, është bërë e qartë se ne kemi nevojë të përditësojmë planet që kemi në përgjigje të ndonjë agresioni të mundshëm ndaj një vendi aleat në NATO”, citon FP një zyrtar të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.
Kandidati për President i SHBA, Trump: “Nuk e kam problem një musliman në kabinetin tim”
Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump mbetet lajmi kryesor nga kjo fushatë. Pak ditë më parë ai u vu në qendër të debatit pasi në Neë Hampshire nuk korrigjoi një qytetar që tha se Obama është musliman. Më herët ai ka folur shumë ashpër kundër imigracionit klandestin me fjalë të papërshtatshme për hispanikët.
Angela Merkel sipas një portretizimi me frymëzim nga "Nënë Tereza"
Zemërgjerësia dhe shpirti human i “Nënë Terezës” është gjetur si metafofë për të ironizuar zonjën e hekurt të Gjermanisë dhe vendimet që ajo mori fillimisht për të pritur një numër të madh emigrantësh nga Lindja që po mësyjnë Europën dhe më pas lëshimin e urdhërit për të rikthyer kontrollet në kufirin me Austrinë.
Revista “Spiegel” portretizoi kancelaren Merkel me veladonin e Nënë Terezës për të kritikuar qëndrimin që Gjermania po mban ndaj krizës së emigrantëve sirianë.
(Fotot) Grusht shteti në vendin e dikurshëm mik të regjimit shqiptar, Burkina Faso
Kush e mban mend Burkina Fason? Shteti afrikano-perëndimor që dikur njihej si Volta e Sipërme, para viteve 90-të ishte aleate me regjimin shqiptar dhe përveç vizitave e delegacioneve reciproke, studentë “marksistë-leninistë” vinin të shkolloheshin në Tiranë. Këtë javë një grusht shteti në këtë vend të varfër ka tërhequr vëmendjen e mediave perëndimore, pasi vetëm një vit më parë një revoltë popullore rrëzoi nga pushteti autokratin prej 27 vjetësh, presidentin Blez Kampaore.