Financuesi i pakënaqur politik, zbraz në një libër “pisllëqet” private të kryeministrit Cameron
Ka hedhur 8 mln paund në fushatën e kryeministrit Cameron, por nuk ka përfituar ndonjë post të rëndësishëm nga miku i tij. Në këtë mënyrë ka menduar se një libër biografik mbi të fshehtat e Cameronit do t’i bëhej mësim i mirë kryeministrit. Politikani dhe financuesi i Partisë Konservatore në Britani, Lord Ashcroft, ka tronditur mbarë opinionin publik dhe vetë kryeministrin me librin e tij “Call me Dave”, në të cilin hedh dritë mbi “anët e errëta të kryeministrit Cameron”.
Autori pohon se kryeministri ishte shumë i dhënë pas alkoolit, seksit dhe drogërave. “Cameron ishte pjesë e një grupi mallistësh të quajtur Flam Club. Më pas ai nisi të përdorte edhe kokainën në shtëpinë e tij në Londër. Disa vite më parë Cameron ishte pjesë e një klubi të veçantë që kryenin rite të çuditshme seksuale”, ka rrëfyer ai në libër. Madje “një herë Cameron vendosi një pjesë intime të trupit të tij brenda një derri të ngordhur”.
Shtypi britanik po merret gjerësisht me këtë libër. Por siç pohon në një shënim prestigjiozja Thë Guardian, shokimi mbi jetët private të politikanëve është një “modë e tejkaluar” në këtë vend, ndërkohë që koha e përzgjedhur për botim ishte e gabuar. Dalja në krye të laburistëve e një personazhi si Jeremy Corbyn dhe ekzistenca e një shumice të qëndrueshme parlamentare për Cameron, nuk janë premisa në favor të kujtdo që do donte rrëzimin e Cameronit. “Ndoshta po të ishte botuar gjashtë muaj më parë…”
Add new comment