Blloku Bota
Ekzekutohet femra e parë pas 70 vitesh në Georgia
Thirrja e Papa Françeskut nuk i ndaloi autoritetet e Georgias në Shtetet e Bashkauara të ekzekutojnë femrën e parë pas 70 vitesh qëkurse u krye ekzekutimi i fundit për dënimin me vdekje.
Kelly Renee Gissendaner gjeti vdekjen pas injeksionit që iu bë nga autoritetet e burgut të Georgias. Ajo ishte dënuar me vdekje oër vrasjen e bashkëshortit të saj në vitin 1997, krim që e kishte kryer në bashkëpunim me të dashurin e saj.
Emri i Maqedonisë, Tsipras bojkoton samitin e Obamës
Greqia dhe Maqedonia janë përplasur edhe njëherë për shkak të diferencave për emrin. Mediat flasin për një incident diplomatik me protagonist kryeministrin grek Aleksis Tsipras, i cili refuzoi të jetë i pranishëm në samitin e thirrur nga presidenti Obama në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Pala greke kishte kërkuar që Maqedonia të prezantohej në këtë samit me emrin e njohur nga OKB, si FYROM, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga organizatorët qe lejuan prezantimin e Shkupit me emrin Republika e Maqedonisë.
Specialët e NATO-s në ndihmë të ushtrisë afgane përballë talebanëve
Forcat speciale të misionit të NATO-s në Afganistan u vendosën në Kunduz për të ndihmuar ushtarakët afganë të rimarrin këtë qytet të madh në qytetin verior rebelëve talebanë, AFP raporton se këtë lajm e ka theksuar sot zëdhënës i forcave amerikane, koloneli Brian Tribus. Po sipas AFP një burim ushtarak perëndimor theksoi se bëhej fjalë veçanërisht për ushtarë të elitës amerikane, britanike dhe gjrmane, që janë pjesë e 13 000 ushtarëve të huaj që ndodhen ende në Afganistan.
Në lojë bashkë me Putinin...
“Putini ka të drejtë. Ai i ka lexuar ashtu siç duhet Iranin, Indinë dhe Sirinë”. Kështu shkruan në britaniken “The Guardian” Simon Jenkins, sipas të cilit koha ka ardhur që Perëndimi të adresojë krizat mbi premisa të realizmit dhe pragmatizmit, për të hequr dorë nga qasja dogmatike dhe kushtëzimi i tyre nga kërkesat e politikës së brendshme. Më e dukshme kjo është bërë në krizën siriane, ku presidenti Bashar al Assad është tani pjesë e zgjidhjes dhe jo aq e problemit.
Viti 2015: më shumë 500 mijë emigrantë kanë kaluar Mesdheun, Moska dhe Uashingtoni në bisedimet për zgjidhjen e krizës
Gjatë vitit 2015, më shumë se 515 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Evropë duke kaluar nëpërmjet Mesdheut. Sipas shifrave të publikuara nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, ndër këta rreth 3000 kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur gjatë përpjekjeve të tyre për të mbërritur në Evropë duke kaluar në rrugë detare të rrezikshme në Mesdhe. Rreth 383 000 persona kanë dalë në Greqi dhe rreth 129 000 të tjerë në Itali. Sipas HCR-së 54 për qind e tyre janë sirianë dhe 13 për qind janë afganë.
SHBA-Rusi: një histori takimesh mes liderëve (foto)
Barack Obama dhe Vladimir Putin takohen përsëri, pas një periudhe të gjatë ftohje në marrdhëniet Shtetet e Bashkuara-Rusi. Të dy u takuan në ambjentet e OKB-së për të diskutuar mbi Sirinë, Ukrainën dhe luftën kundër terrorizmit.
Katalonjë, triumfojnë partitë pro shkëputjes, por…
Me një pjesëmarrje rekord, e cila kaloi edhe zgjedhjet e 2012-s, Katalunja votoi të dielën në zgjedhjet lokale, të cilat do t’i hapnin rrugën shpalljes së njëanshme të pavarësisë. Partitë pro pavarësisë kanë mazhorancën absolute, duke fituar 72 nga 135 vendet në parlament.
Pas Libisë dhe Sirisë, sytë po kthehen nga Turqia. “Spiegel” dhe “Brookings” flasin për luftë civile
Disa qarqe apo media në Perëndim, po zhvendosin vëmendjen drejt Turqisë. Pavarësisht lëmshit të përgjakur të Sirisë dhe kaosit që kërcënon që nga viti 2011 të gjithë Afrikën Veriore, vëmendja po shkon drejt një vendi “të veçantë” si Turqia islamike e Recep Erdgogan. Thujase në të njëjtën kohë, dy media me shumë ndikim, gjermania “Spiegel” dhe “Brookings”, i cilësuar si think tanku më me ndikim në botë, shkruajnë për mundësinë një lufte civile në Turqi.
Apple kundër Volkswagen, kush spiunoi për çipin? Konkurenca amerikano-gjermane për tregun e automobilizmit
Zërat sa vijnë e shtohen për një skenar amerikan pas skandalit me çipin mashtrues në autoveturat "Volkswagen". Ndonëse kishte dy vjet që përflitej për probleme në apartin djegës të makinave gjermane, zbulimi ndodhi pikërisht në kohën kur gjigandi gjerman i prodhimit të automobilëve dominoi shitjet në tregun amerikan dhe do të niste zëvendësimin e motorrëve që kishin shfaqur mangësi në normat e emetimit të gazrave ndotës. Aq më tepër kur po përforcohet ideja se e ardhmja e automobilizmit në Shtetet e Bashkuara nuk është as GM, as Chrysler dhe as Ford.
Franca nis bombardimet në Siri, terrorit përgjigje me terror
Franca njoftoi sulmet e para ajrore ndaj pozicionëve të xhihadistëve në Siri. Pjesëmarrja e frcave francezë në luftën kundër Shtetit Islamik është konfirmuar edhe nga Presidenca franceze. Bombardimet nga ajri raportohet se janë kryer në orët e para të mëngjesit. Pavarësisht kësaj Parisi i qëndron idesë se Bashar Al Asad nuk mund të jetë në planet për të ardhmen e Sirisë.