Blloku Bota

Video/Pas vezëve, opozita në Kosovë hedh gaz lotsjellës në sallë

Postuar në 08 Tetor, 2015 13:42

Më në fund: Blatter, Platini dhe Valcke pezullohen përkohësisht nga FIFA

Postuar në 08 Tetor, 2015 13:09

Stepp Blatterit dhe Michel Platinisë i ka ardhur ora e largimit. Komiteti i Etikës në FIFA ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të dy drejtuesve të mësipërm si dhe sekretarit të Përgjithshëm, Jerome Valcke. Ish-zv.presidenti i FIFA-s, Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vjet dhe gjobitur me 100 mijë franka zvicerane. Blatter, Platini dhe Valcke po hetohen për korrupsion, për akuza që kanë dalë në dritë prej muajsh. Ata përjashtohen nga çdo aktivitet përkohësisht, ndërkohë që vetëm Platininë, hetimi për është një shumë prej 2 milionë.

Parlamenti grek votëbeson qeverinë e dytë të Ciprasit

Postuar në 08 Tetor, 2015 09:14

Qeveria e dytë e kryeministrit grek, Aleksis Cipras mori përgjatë mbrëmjes së djeshme votëbesimin e parlamentit grek. Në favor të saj votuan të 155 deputetët e maxhorancës me koalicion, nga 300 që ka parlamenti grek. “Do të kalojmë shumë shpejt pengesat dhe do të konkludojmë shumë shpejt çështjen e rëndësishme të rikapitalizimit të bankave dhe të borxhit”, deklaroi Cipras, i cituar nga agjencia Reuters online. “Do të procedojmë me një ritëm të moderuar për ndryshimin e Greqisë”, theksoi ai.

Bakojanis denoncon takimin Rama-Tispras

Postuar në 08 Tetor, 2015 09:01

Ish-ministrja e jashtme, Dora Bakojanis ka denoincuar në parlamentin grek takimin mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama. Duke iu drejtuar personalisht kryeministrit Tsipras, deputetja e Demokracisë së Re, e cila hodhi firmën mbi marrëveshjen detare kur ishte minister e jashtme  e pyeti mbi përmbajtjen e takimit me me kryeministrin shqiptar që u zhvillua në Nju Jork javën e kaluar, duke kërkuar të dijë nëse mes dy kryeministrave është diskutuar për kufirin detar dhe marrëveshjen e mbetur pezull mes dy vendeve.

Kërkesë edhe nga Iraku për ndërhyrje ruse kundër ISIS. Propozohet krijimi i një komande ruso-siriano-irano-irakiane

Postuar në 08 Tetor, 2015 01:08

Situata në Lindjen e Mesme shkon edhe më tej drejt ndërlikimit. Pas Sirisë, është Irakua që po mendon të kërkojë zyrtarisht ndihmën e Rusisë për goditjen e militantëve të Shtetit Islamik. Këta të fundit kontrollojnë një pjesë të territorit iraken në veri dhe në perëndim dhe para disa muajsh iu afruan edhe Bagdadit. “Ne mund të detyrohemi të kërkojmë nga Rusia të ndërhyjë nga ajri edhe në Irak.

BE masa kundër trafikantëve, 6 luftanije patrullojnë në Mesdhe

Postuar në 07 Tetor, 2015 16:56

Një operacion i koduar “Sofia”, ka nisur me patrullimin e 6 luftanijeve në Mesdhe. Objektivi është kapja dhe ndalimi i varkave të trafikantëve të refugjatëve. Anijet e bllokut kanë të drejtën të afrohen, të kontrollojnë e të sekuestrojnë mjetet e dyshimta. Deri më tani, fokusi i Bashkimit Europian kanë qenë operacionet e mbikëqyrjes e ato të shpëtimit, por duket se, më në fund, vëmendja po spostohet edhe te trafikantët. Mbi 130 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë kaluar në Europë këtë vit, nga brigjet e Afrikës Veriore. 2.700 prej tyre janë mbytur në ujërat e Mesdheut. 

Aureola e heroit që po i ngrihet Vladimir Putinit(foto)

Postuar në 07 Tetor, 2015 14:22

Vladimir Putinit i pëlqen aureola e heroit të Rusisë. Dhe në 63 vjetorin e tij, nuk mungon një shfaqje e radhës që e trajton presidentin rus si të tillë. Madje duke e “eksportuar” imazhin e tij në disa heronj të tjerë të shekullit të 20-të. Ekspozita quhet “Universi i Putinit”(Moskë – Londër) dhe me gjasë është e vetmja mes vendeve krysore të botës. Artistët e kanë pikturuar Putinin duke përdorur tema nga 30 vende, përfshi Aleksandrin e Madh, Pele apo Zhan D’ark. 

Gjenerali Igor Konachenkov: Moska gati të bashkëpunojë me Pentagonin për bombardimet në Siri

Postuar në 07 Tetor, 2015 09:37

Rusia mund të aplikojë propozimet amerikane që kanë për synim koordinimin e sulmeve ajrore në Siri bashkë me ato të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja. Sipas AFP këtë njoftim e ka bërë sot zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjenerali Igor Konachenkov. “Ministria ruse e Mbrojtjes iu përgjigj kërkesave të Pentagonit dhe shqyrtoi thellësisht propozimet amerikane mbi koordinimin e operacioneve në luftën kundër grupit terrorist Shteti Islamik në territor sirian”, tha ai, i cituar nga agjencitë ruse të medias.

SHBA merr përsipër sulmin ajror mbi spitalin e Konduzit

Postuar në 07 Tetor, 2015 09:10

Komandanti i trupave ndërkombëtare dhe amerikane në Afganistan mori përgjegjësinë për goditjen e gabuar mbi një spital në Kunduz të Afganistanit. Sulmi që shkaktoi vdekjen e 22 personave, i takonte ushtrisë amerikane.

Gjenerali amerikan John Campbell tha para një komsioni të kongresit në Uashington se “forcat afgane e kishin kërkuar goditjen ajrore ndaj spitalit që drejtohej nga “Mjekët pa Kufi” sepse –sipas tyre- kryengritësit talebanë kishin hapur zjarr nga territori i spitalit”.

Lëmshi sirian, ShBA, Rusia dhe Irani, aktorët realë që po vendosin

Postuar në 06 Tetor, 2015 20:39

Ndërhyrja ruse në Siri ka acaruar në kulm marrëdhëniet me Perëndimin, që po i përmbahet versionit se avionët rusë nuk po godasin militantët e Shtetit Islamik. Mirëpo ndërkohë që Kremlini ka autorizuar publikimin e videove që provojnë goditjen e ISIS, në dritë kanë dalë incidentet me Turqinë. NATO ka deklaruar se Rusia duhet të heqë dorë nga provokimet dhe se ajo që ndodhi në Turqi nuk ishte incident. Gjithsesi situata nuk është aq e thjeshtë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota