Blloku Bota

Putin: Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri

Postuar në 12 Tetor, 2015 08:34

“Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri, ku është duke kryer sulme ajrore kundër, caqeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik”. Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Kjo është përjashtuar”, ka thënë Putin në një intervistë të transmetuar në kanalin shtetëror Rossia­1. Një muaj më parë, ligjvënësit rusë i kanë dhënë Putinit miratimin për të nisur fushatë ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al­Assad, regjimi i të cilit, për më shumë se katër vjet, është duke luftuar fraksione të ndryshme rebele, përfshirë militantët e IS­it.

Ende jozyrtare: Goditet konvoji ku ndodhej Abu Bakr al Baghdadi

Postuar në 11 Tetor, 2015 14:45

Mediat ndërkombëatre raportojnë se një konvoj mjetesh dhe trupash i Shtetit Islamik është goditur nga forcat irakene në perëndim të Anbarit. Ka disa raportime të pakonfirmuara se konvoj ishte edhe kreu i ISIS-it, Abu Bakr al Baghdadi, për të cilin nuk jepet një version zyrtar nëse është gjallë apo ka vdekur. Sipas përfaqësuesve ushtarakë irakenë, konvoji i Abu Bakr al Baghdadit ishte drejtuar për në Karabla ku do të mbahej një takim i komndantëve të ISIS.

Goditet rëndë besimi te ShBA-të në Lindjen e Mesme. Në Irak, shiitët dhe sunitët i mirëpresin sulmet ruse

Postuar në 11 Tetor, 2015 13:02

Nuk është propagandë ruse, por një fakt që po ndryshon realitetin politik në Lindjen e Mesme. Shumë irakenë, madje edhe kryeministri, Haider al-Abadi, po deklarojnë se fushata ajrore ruse është e mirëpritur. Mjafton që ajo të asgjësojë Shtetin Islamik, përgjegjës për luftën e tanishme dhe për zhvendosjen e miliona njerëzve në Siri dhe në Irak. NBCNEWS ka realizuar një reportazh nga Baghdadi, për të kuptuar se përse irakenët duan që Rusia të bombardojë vendin e tyre. Përgjigja ngado është ISIS?

Video/Nuk e ndalon asgjë që të përqafojë babin e vet

Postuar në 11 Tetor, 2015 12:25

Liberiali Jovanoviç: Serbia duhet ta njohë menjëherë Kosovën

Postuar në 10 Tetor, 2015 19:32

Çedomir Jovanoviç, që është dhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, ka thënë se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk do të ketë integrim në BE, njoftoi sot “InfoKosova”. Ai në një intervistë për “Tanjug”, kësaj radhe, përveç Kosovës, ka përmendur edhe çështja e Bosnje e Hercegovinës. Jovanoviç, kohë më parë ftoi elitën politike në Serbi që “sa më shpejtë ta njohin Kosovën, pasi ky është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE”. Ai ka thënë se “Serbia duhet të ndalojë refuzimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

Fundi i monopolit të Tomahwak

Postuar në 10 Tetor, 2015 16:39

Sulmi nga Kaspiku i flotës ruse drejt objektivave në Siri ka provuar hapur se monopoli anglo-amerikan në përdorimin e raktave të ngjashme nga pikëpamje funksionale me “Tomahawk” ka përfunduar. “The Daily Beast” shkruan se deri më sot, edhe vëzhguesit më të afërt të ushtrisë ruse, njihnin një version rakte, të quajtur SS-N-27, kurse versioni i fundit, quhet SS-N-30. Ndryshimi sipas analistëve ushtarakë që citon “The Daily Beast” është se ky i fundit mbulon një distancë prej 1000 miljesh, kurse versioni i parë shkonte deri në 150 km.

"Marshimi i Paqes”, 86 të vdekur pas një shpërthimi kamikaz në Ankara, 126 të plagosur (video)

Postuar në 10 Tetor, 2015 10:51

Një atentat me bombë goditi sot qendrën e Ankarasë, kryeqytetin e Turqisë. Sipas informacioneve të para, ky atentat i shkaktuar nga një kamikaz ka shkaktuar të paktën 86 të vdekur dhe 30 të vdekur dhe të paktën 126 të plagosur. Kjo u njoftua nga Ministria e Brendshme turke. Por sipas agjencisë së lajmeve "Dogan", ky bilanc pritet të rëndohet edhe më tej. “Të paktën 86 persona humbën jetën sot në mëngjes pas një shpërthimi të fuqishëm, pranë stacionit kryesor hekurudhor të Ankarasë, para një manifestimi të opozitës turke në mbështetje të paqes”, njoftoi media turke.

Koreja e Veriut, një paradë madhështore ushtarake me rastin e 70-vjetorit të partisë unike (foto)

Postuar në 10 Tetor, 2015 10:04

"Associated Press” raporton për një paradë madhështore ushtarake që filloi sot në Phenian, me rastin e 70-vjetorit të partisë unike të Koresë së Veriut. Parada ka nisur me pjesëmarrjen e numrit një në vend, Kim Jong-Un, sipas imazheve të transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni. Me një kostum të errët me jakë Mao, drejtuesi koreano-verior u përshëndet nga komandanti i rojës së nderit para se të kalonte nën vështrimin e mijëra ushtarëve që merrnin pjesë në paradë, sipas imazheve të stacionit zyrtar televiziv në vend, një prej më hermetikëve në botë.

"Besojeni apo jo, Donald Trump ka të drejtë për Lindjen e Mesme"

Postuar në 09 Tetor, 2015 22:28

Më falni. Unë pajtohem me Donald Trump.

Reduktohet programi i stërvitjes së rebelëve sirianë, Pentagoni do të furnizojë me armë

Postuar në 09 Tetor, 2015 18:25

Reduktohet programi i stërvitjes së rebelëve. Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar plan, ato nuk do të përpiqen më të stërvisin grupe siriane kundër Shtetit Islamik por do të përqëndrohen në furnizimin me pajisje dhe armë të grupeve rebele të zgjedhura me shumë kujdes, sipas një përgjegjësi amerikan të Ministrisë së Mbrojtjes. AFP citon një ushtarak amerikan të Mbrojtjes të kete thenë: “Fillimisht bëhet fjalë për të krijuar njësi këmbësore, tani do të evoluojmë drejt një modeli të ri që do të sjellë më shumë aftsi luftimi”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota