SHBA-Rusi: një histori takimesh mes liderëve (foto)
Barack Obama dhe Vladimir Putin takohen përsëri, pas një periudhe të gjatë ftohje në marrdhëniet Shtetet e Bashkuara-Rusi. Të dy u takuan në ambjentet e OKB-së për të diskutuar mbi Sirinë, Ukrainën dhe luftën kundër terrorizmit.
Presidenti amerikan, Barack Obama konfirmoi se ishte i gatshëm për të punuar me Rusinë dhe Iranin për gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Siri, por dënoi mbështetjen për “tiranin” Bachar al-Assad, që Moska dhe Teherani dëshirojnë ta mbajnë në pushtet. Në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja nuk dëshiron një rikthim në Luftën e Ftohtë me Rusinë, pavarësisht sanksioneve të vendosura kundër Moskës për ndërhyrjen e saj në Ukrainë. Ai mbështeti marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në muajin korrik me Iranin dhe i kërkoi Kongresit të heqë embargpn ekonomike amerikane kundër Kubës, që nuk duhet të jetë më në zbatim. “SHBA-ja është e gatshme të punojë me çdo vend duke përfshirë këtu Rusinë dhe Iranin, për zgjidhjen e konfliktit në Siri”, theksoi Obama. “Por ne duhet të pranojmë se pas kaq shumë gjaku të derdhur dhe vrasjeve, nuk mund të ketë një rikthim në gjendjen para luftës”, shtoi ai. Presidentët rus, Vladimir Putin dhe iranian, Hassan Rohani do të shprehen gjithashtu në tribunën e OKB-së. Obama akuzoi Bachar al-Assad se ishte një ”tiran” që masakronte fëmijët e pafajshëm. Duke iu referuar qëndrimit të Moskës, ai dënoi logjikën që konsiston në mbështetjen e tiranit Bachar al-Assad, me pretendimin se kjo alternativë do të ishte më e keqja. Rusia dhe Irani kanë konfirmuar se prioritet për momentin është lufta kundër grupit të Shtetit Islamim që kontrollon gjysmën e Sirisë, dhe jo një ndryshim i regjimit në Damask. Putin do të propozojë në OKB një koalicion të zgjeruar për të luftuar Shtetin Islamik.
Add new comment