Blloku Bota
Konfirmohet politika e BE-së në Ballkan: Zgjerimi nuk do të ndalet
Bashkimi Europian ka kërkuar nga Britania e Madhe të përshpejtojë procedurat e daljes nga unioni. Juncker, por edhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë bërë thirrje sot për qetësi dhe unitet, ndërkohë që në Britani ka një përpjekje për të përsëritur referendumin.
Post Brexit, Skocia nis përgatitjet për referendumin e dytë të pavarësisë
Pas referendumit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, në pikëpyetje vihet vetë rendi politik në ishullin perëndimor të kontinentit. Figura kryesore ekzekutive në Skoci, Nicola Sturgeon, ka deklaruar se është “demokratikisht e papranueshme që Skocia të përballet me perspektivën e daljes nga BE-ja pa dëshirën e saj”. Për këtë arsye qëveria skoceze do të përgatisë legjislacionin për një referendum të dytë të pavarësisë.
Cameron dorëhiqet: Mbretëria e Bashkuar mund të mbijetojë edhe jashtë BE-së
Pak më shumë se 1 orë nga dalja e rezultatit të referendumit që përcaktoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kryeministri David Cameron njoftoi vendimin për dhënien e dorëheqjes.
Shtatë pasojat e daljes së Britanisë nga BE
Jetojnë ose jo në Britaninë e Madhe britanikët së shpejti do të ndjejë pasojat praktike të daljes së vendit nga BE-ja. Pasoja më e menjëhershme dhe e dukshme do të ndihet në lirinë e lëvizjes së qytetarëve britanikë në vendet e Bashkimit Evropian. Nëse deri tani ka mjaftuar një kartë identiteti për lëvizjen në zonën Shengen, tani dalja nga Britania do të shoqërohet nga nevoja për të patur një vizë . Aktualisht, vetëm 44 prej 219 vendeve të kërkojnë viza për qytetarët britanikë.
Britania e Madhe divorcohet nga BE
Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian. Qytetarët e saj vendosën me referendum që vendi të dalë nga Bashkimi Europian, duke u bërë kështu anëtari i parë që braktis Unionin që nga themelemimi i tij. Pro daljes nga Bashkimi Europian votuan rreth 51.8 % e britanikëve, ndërsa për qëndrimin në të 48.1 %.
Një vit burg pse postoi këtë fotomontazh në Facebook
Një gjykatë në Antalia të Turqisë ka dënuar me një vit burg shtetasin Rifat Çetin për fyerje të figurës së presidentit Reccep Tayyip Erdogan. Çetin u dënua edhe me humbjen e të drejtave prindërore pasi në vitin 2014 postoi në profilin e tij në Facebook një fotomontazh ku Erdogan asociohej me Gollum, personazh i filmit “Zoti i Unazave”. Por Çetin ka deklaruar se do të apelojë pasi në kohën kur ai ka postuar këtë fotomontazh, Erdogan ishte kryeministër. Ndërkohë në Turqi janë kallëzuar 1 800 njerëz, përfshirë karikaturistë dhe ish-Mis Turqia për fyerje të Erdogan.
Rusia do të publikojë listën e të gjithë objekteve që orbitojnë Tokën, përfshirë satelitët ushtarakë
Rusia planifikon të publikojë një katalog të objekteve që orbitojnë apo janë afër Tokës. Ky katalog do të përfshijë edhe satelitët ushtarakë amerikanë, çka pritet të japë një tjetëë perspektivë mbi atë që ndodh rreth nesh. Lajmi është bërë i ditur nga Viktor Shilin, kreu i delegacionit rus në sesionin e 59-të të Komitetit për Përdorimin Paqësor të Hapësirës së Jashtme në OKB. Ai i ka deklaruar gazetës “Izvestia” se Rusia synon të krijojë një platformë analoge me NORAD në SHBA.
"Serbia nuk mund të jetë neutrale nëse dëshiron të hyjë në BE"
Hyrja në Bashkimin Europian i jep fund neutralitetit në politikën e jashtme. Këtë ka thënë lidhur me Serbinë, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth për gazetën serbe “Vecernje Novosti”. “BE-ja dhe vendet anëtare të tij janë në vend të parë për Serbinë kur vjen puna për tregëtinë, investimet dhe bashkëpunimin politik. Më tej akoma, Serbia mban marrëdhënie me vende të tjera dhe askush nuk pret që ato të dëmtohen. Gjithsesi, ju dëshironi t’i bashkoheni BE-së, çka do të thotë se ju duhet të deklaroheni në përputhje me poizicionet e BE-së për politikën e jashtme.
Një leksion nga Putin për gazetarin e CNN (Video)
Një nga gazetarët kryesorë të CNN, nga Fareed Zakaria u zu ngushtë pas pyetjeve që i drejtoi presidentit rus, Vladimir Putin. Zakaria u ftua për diskutim në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg mbajtur fundjavën e kaluar. Në panel ishin presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev, Presidenti Putin Vladimir Putin dhe kryeministrin italian Matteo Renzi. Zakaria pyeti presidentin pse e cilësoi si "të talentuar" kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump?
Falluxha sërish nën zjarrin e betejës
Falluxha është sërish në duart e Bagdadit zyrtar. Dy vjet pasi Shteti Islamik mori qytetin 30 km në perëndim të kryeqytetit iraken, forca të ushtrisë, rezervistë fise të ndryshme udhëhequr nga SHBA kanë mësyrë sërish për ta rimarrë Falluxhën. Një qytet me 50 mijë banorë nga të cilët 40 mijë kanë ikur. Dhe ikja është esenca e kësaj lufte të fundit në Lindjen e Mesme, një ikje masive dhe e pandërprerë. Fotot janë sjellë nga “The Atlantic” dhe dëshmojnë betejën në një front që po shteron shumë energji dhe po konsumon shumë jetë njerëzish.