Blloku Bota
Theresa May, pasuese e David Cameron
Theresa May do të jetë kryeministra e Britanisë së Madhe dhe do të drejtojë procesin e daljes së vendit nga Bashkimi Europian. May erdhi në qendër si kandidaturë pas tërheqjes së papritur të Andrea Leasdom që u kritikua pasi deklaroi se ishte më e kualifikuar për pozicionin e kryeministirt sepse kishte fëmijë. Leadsom mban pozicionin e ministres së Energjisë dhe u mendua të pasonte David Cameron që dorëhiqet të mërkurën.
A do ta humbasë Londra rëndësinë si qendër financiare?
Në radhët e investitorëve po shtohet pasiguria pas votës së britanikëve për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe për këtë shkak ata po tërheqin paratë e tyre nga Londra. Për shkak të frikës nga dizavantazhet apo dëmet e mundshme që mund të pasojnë prej Brexit-it investitorët ndërkombëtarë po tërheqin kapitalin nga Britania e Madhe. Po ashtu jo vetëm paundi britanik po bie nga vlera, por edhe çmimet e pasurive të patundshme janë nën presion.
Padi regjimit të Asad për vrasjen e gazetares Marie Colvin
Familja e gazetares, Marie Colvin, e cila mbeti e vrarë gjatë një sulmi raketor në qytetin Holms të Sirisë ka paditur regjimin e presidentit Bashaf Al Asad për vrasje të paramenduar në mënyrë që gazetarja të mos publikonte faktet që kishte mbledhur për dhunën qeveritare ndaj civilëve në Siri.
Thirrje për dialog. Gorbachev: “Lufta e ardhme do të jetë e fundit”
Nëse konflikti mes Perëndimit dhe Rusisë përshkallëzohet drejt një lufte, atëherë ajo do të jetë lufta e fundit. Kështu ka deklaruar ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev në një intervistë për radio “Echo Moskvy”, përmes së cilës ka vlerësuar se vendimet e fundit të NATO-s janë dritëshkurtra dhe të rrezikshme. “Hapa të tillë çojnë në tension dhe thyerje. Europa po ndahet, bota po ndahet. Ky është një shteg i gabuar për komunitetin botëror. Ka shumë kriza globale dhe individuale saqë të mund të braktiset bashkëpunimi.
Rritet tensioni diplomatik SHBA-Rusi, zyrtarë "non grata" dëbohen nga Moska dhe Uashingtoni
Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuam dëbimin nga vendi të dy zyrtarëve rusë si reagim për një sulm ndaj një diplomati amerikan në Moskë, edhe Rusia nga ana e saj njoftoi dëbimin e dy zyrtarëve amerikanë nga vendi.
Dalja nga Bashkimi Europian, nacionalistët austriakë tërhiqen nga ideja e referendumit
Nënkryetari i Partisë të ekstremit të djathtë, Nacionalist e Lirë, njëherësh kandidat për President i Austrisë, Norbert Hofer ka ndryshuar qëndrim lidhur me qëndrimin ose jo të vendit të tij në Bashkimin Europian. Pas referendumit britanik Hofer kishte deklaruar se brenda një viti Austria duhet t’i nënshtrohej një referendumi nën shembullin e Britanisë. Por në një intervistë për gjermanen Die Presse dhënë ditët e fundit ai u shpreh se dalja e Austrisë nga BE do të ishte një gabim. “ Nuk janë më favor të daljes së Austrisë nga Bashkimi Europian.
Vendim i NATO-s: Forcë luftuese e Aleancës në Poloni dhe vendet e Balltikut për të parandaluar një sulm eventual rus
Në ditën e parë të samitit të Varshavës, shtetet anëtare të NATO-s vendosën instalimin e një force shumëkombëshe të aleancës në Poloni dhe vendet e Balltikut, për të parandaluar çdo sulm të mundshëm të Rusisë.
Paralelisht me këtë vendim NATO ngarkoi misionet e saj diplomatike t'i shpjegojnë Moskës arsyet e këtij vendimi. "Forcat që do të zhvendosen do të jenë të konsiderueshme dhe shumëkombëshe. Në këtë mënyrë e bëjmë të qartë se çdo sulm ndaj një vendi anëtar do të konsiderohet sulm ndaj aleancës"-deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë konferencës për shtyp.
Spekullime në mediat izraelite se Netanyahu po hetohet për pastrim parash
Benjamin Netanyahu ndodhet ndoshta në situatën më të vështirë të karrierës së tij politike qëkurse erdhi në detyrën e kryeministrit të Izraelit në vitin 2009.
Vriten me snajper 5 punonjës policie në Dallas. Reagim ndaj afroamerikanëve të vrarë nga policia (Video)
5 punonjës policie mbetën të vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën gjatë një proteste në Dallas të afroamerikanëve të indinjuar për vrasjet e fundit nga policia të dy të rinjve afroamerikanë në Minesota dhe Luiziana. Policët që mbetën të vrarë mësohet të jenë qëlluar me snajper nga katër persona të dyshuar si autorë të një skenari të paramenduar. Tre prej tyre raportohet të jenë arrestuar. Ngjarjet në Dallas kanë tensionuar sërish situatën që i ngjan protestave të Fergusonit ku u themelua lëvizja "jeta e afroamerikanëve ka rëndësi".