Blloku Bota
Ministri turk i Punës: Grushti i shtetit i organizuar nga Washingtoni
Ankaraja zyrtare ka nisur menaxhimin e situatës post-grushtit të shtetit, mbi të cilin janë ngritur dyshime të shumta. Presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës arrestimin e Fetullah Gulen, që akuzohet se qëndron pas përpjekjes për grusht shteti. Ndërkohë ministri turk i Punës, Süleyman Soylu, ka deklaruar në Haberturk Tv, se “pas grushtit të shtetit qëndron Washingtoni”. Skenar që hap të tjera interpretime, sidomos pas pajtimit të Erdogan me Putin.
Teatër apo grusht shteti?!
Një version të ndryshëm për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi jep gazetari i “Politiko” Ryan Heath, duke iu referuar një burimi turk që bën fjalë për një operacion të manipuluar nga vetë Erdogan. Ai postoi në Twiter se situata i ngjan " më shumë një teatri sesa një grushti shteti."
Postimi:
Erdogan nis ofensivën, pezullohen nga detyra 2 745 gjyqtarë dhe prokurorë
Erdogan mbeti në pushtet pas përpjekjes për ta rrëzuar me armë, por tani nis edhe faza më delikate e kthimit të Turqisë në normalitet. Pasi siç po duket dhe siç edhe presidenti turk paralajmëroi, pastrimi nga “tradhëtarët” do të jetë masiv. Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende një version zyrtar për skemën e veprimit të organizatorëve të grushtit të shtetit, emrat e tyre, hierarkinë e organizimit etj.. Thjesht është bërë e qartë se ushtria do të sapstrohet nga një fraksion rebel. Dhe me ushtrinë Erdogan shtrin shumë pushtetin e tij. Por nuk është vetëm kjo.
Alarm në Shtabin grek, helikopteri turk ulet në Greqi, 8 ushtarakë kërkojnë azil
Tetë pjesëtarë të forcave ajrore turke kanë këkuar strehim politik në Greqi. Ata u futën rreth orës 12,00 në hapësirën ajrore greke dhe kërkuan të uleshin në një prej aeroporteve të afërta, për arsye të një defekti teknik.
Përpara kësaj, avionë luftarakë grekë, të tipit F-16 u ngritën nga baza e Limnos dhe shoqëruan helikopterin, që nuk kishte paraqitur plan fluturimi. Përfundimisht, helikopteri i tipit Black Haëk, u ul në aeroportin e Aleksandropolit, qytet grek, rreth 300 km larg nga Stambolli.
Foto/Nata e një grushti shteti në Turqi
Erdogan mbetet në fuqi
Situata në Turqi ka kthyer në favor të ruajtjes së institucioneve dhe qeverisë së Yildirim. Me pak fjalë, aktualisht duket se Erdogan ka triumfuar dhe qëndron në pushtet. Por mediat ndërkombëtare raportojnë se situata mbetet konfuze. Vetë presidenti turk ka cilësuar përpjekjen si një akt tradhëtie duke shtuar se “ushtria duhet spastruar”. Janë arrestuar 1563 ushtarë, pati 1000 të plagosur dhe 90 të vrarë. Bilanci i një nate të vetme. Dorëzimi i ushtarëve duke dalë nga tanket në urën e Bosforit u filmuan live.
Fetullah Gylen mohon akuzat
I akuzuari numër një nga Presidenti Erdogan për organizimin e grushtit të shtetit, Fetullah Gylen ka mohuar të ketë lidhje me zhvillimet dramatike në Turqi. Në një reagim nga Shtetet e Bashkuara imami në ekzil ka hedhur poshtë akuzat dhe e ka quajtur provokim implikimin e emrit të tij në tentativën për grusht shteti. " Dënoj me termat më të ashpër grushtin e shtetit nga ushtria në Turqi. Adhja në pushtet e një qeverie duhet të bëhet vetëm përmes një procesi të lirë dhe të drejtë zgjedhor"-thekson Gylen në reagimin e tij.
Erdogan flet nga Stambolli, goditet parlamenti(video)
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka folur nga Stambolli, në aeroportin e të cilit është pritur nga një turmë njerëzish. Ai ka folur për tradhëti të një pakice ushtarakësh, ka premtuar se do të fitojë mbi ata që kanë organizuar grushtin e shtetit dhe ka bërë thirrje që njerëzit të dalin dhe të kundërshtojnë këtë strukturë ilegale. Nga sa është raportuar deri më tani, Erdogan ka akuzuar edhe Gulenin për mbështetjen e grushtit, ndonëse ky i fundit e ka dënuar atë që po ndodh. Në terren ngjarjet paraqiten kaotike: parlamenti është goditur nga ajri dhe 12 persona janë plagosur.
Reziston në Facetime
Presidenti në kërkim i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u shfaq në një video në celular nga ku i bëri thirrje popullit të dalë në rrugë e sheshe për të mbrojtur vendin nga anarkistët e grushtit të shtetit. E papritur që "sulltani" i foli sovranit nga një ekran celulari dhe jo nga podiumet që shfaqej zakonisht me hijen e të plotfuqishmit.
Grusht shteti nga nivelet më të larta të ushtrisë. Reagime të kujdesshme nga drejtuesit ndërkombëtarë. Tirana deklarohet pro Erdoganit
Në Turqi po ndodh një grusht shteti dhe ky është ndoshta i vetmi lajm i sigurtë. Se kush qëndron pas tij, dinamika dhe kush po fiton, mbetet ende e paqartë. Kjo ka kushtëzuar edhe qëndrimet zyrtare nga qendrat e ndryshme politike. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, që ndodhet në Moskë, ka deklaruar se “nuk kam detaje të situatës që po ndodh në Turqi, ndaj edhe do të ishte e papërshtatshme që të komentoja”. Më tej Kerry ka shtuar se shpreson që një aleat si Turqia të mbetet në paqe.