Dalja nga Bashkimi Europian, nacionalistët austriakë tërhiqen nga ideja e referendumit
Nënkryetari i Partisë të ekstremit të djathtë, Nacionalist e Lirë, njëherësh kandidat për President i Austrisë, Norbert Hofer ka ndryshuar qëndrim lidhur me qëndrimin ose jo të vendit të tij në Bashkimin Europian. Pas referendumit britanik Hofer kishte deklaruar se brenda një viti Austria duhet t’i nënshtrohej një referendumi nën shembullin e Britanisë. Por në një intervistë për gjermanen Die Presse dhënë ditët e fundit ai u shpreh se dalja e Austrisë nga BE do të ishte një gabim. “ Nuk janë më favor të daljes së Austrisë nga Bashkimi Europian. Më shqetëson fakti që njerëzit mendojnë se jam pro daljes së vendit nga BE”-theksoi Hofer. Ai u mund në zgjedhjet presidenciale nga Aleksander Van Der Belen, por Gjykata Kushtetuese i anulloi rezultatet pas konstatimit të parregullsive. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen ën 2 Tetor dhe sipas sondazheve Hofer ka një avantazh të dukshëm ndaj rivalit të tij Van Der Belen, ndërsa 60 për qind e votuesve janë kundër daljes së Austrisë nga Bashkimi Europian.
Comments
BE
Me gjithe kete terror psikologjik qe bejne mediat dhe pala pro-BE normale eshte qe taktikisht te terhiqet! Keto (pro-BE) jane kthyer si ne kohen e komunizmit kur kishte nje mentalitet dhunues per kedo qe nuk mendonte si ata dhe jo ne favor te interesave te tyre! Te shpallnin armik te popullit, tradhetar, spiun dhe kriminel qe para se te lindje .. etj,etj.. Kjo vetem tregon se pala pro-BE eshte mjaft e fuqishme ne raport me palen tjeter por edhe po humbet popullaritetin ne vendet e BE, prandaj po nervozohet e po humb torruan! Pala tjeter po tregohet me e duruar sepse koha do i coje gjerat ne vendin e duhur...
Add new comment