Post Brexit, Skocia nis përgatitjet për referendumin e dytë të pavarësisë
Pas referendumit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, në pikëpyetje vihet vetë rendi politik në ishullin perëndimor të kontinentit. Figura kryesore ekzekutive në Skoci, Nicola Sturgeon, ka deklaruar se është “demokratikisht e papranueshme që Skocia të përballet me perspektivën e daljes nga BE-ja pa dëshirën e saj”. Për këtë arsye qëveria skoceze do të përgatisë legjislacionin për një referendum të dytë të pavarësisë.
Nga rezultatet e votës së djeshme, rezulton se skocezët kanë votuar në masës pro qëndrimit në BE, 62% kundrejt 38% kundër. Sturgeon ka vënë në dukje një diferencë të madhe në qëndrimet e skocezëve me pjesën tjetër të britanikëve dhe se kushtet kanë ndryshuar shumë që nga referendumi i parë i pavarësisë. Ndaj një referendum i dytë është në tryezë. Por ajo ka shtuar se diçka do të ndryshojë në qasjen ndaj këture çështjeve, për të kaluar drejt nja politike afrimi, jo ndarjeje. “Më lejoni të jem e qartë. Çfarëdo që të ndodhë si pasojë e këtij rezultati, Anglia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut do të jenë përherë fqinjët më të afërt të Skocisë dhe miqtë tanë më të ngushtë – asgjë nuk e ndryshon këtë gjë. Por nuk dua të lë dyshime. Unë jam krenare për Skocinë dhe për atë sesi votuam dje”, tha Sturgeon(http://www.bbc.com/news/uk-scotland-scotland-politics-36621030).
Nëse Skocia kalon në një referendum të dytë, askush nuk e kupton më se përse katalanët nuk duhet, serbët e Bosnjes, apo qoftë edhe flamandët me valonët në Belgjikë.
Add new comment