Cameron dorëhiqet: Mbretëria e Bashkuar mund të mbijetojë edhe jashtë BE-së
Pak më shumë se 1 orë nga dalja e rezultatit të referendumit që përcaktoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kryeministri David Cameron njoftoi vendimin për dhënien e dorëheqjes.
Kryeministri britanik u shpreh se nuk do të largohet menjëherë, por do të qëndrojë në detyrë deri në tetor për të stabilizuar situatën. "Unë do të bëjë gjithçka që duhet për të stabilizuar anijen"-deklaroi Cameron në konferencën për shtyp. "Vendi ka nevojë për një udhëheqjen të re ... ne kemi nevojë për një kryeministër të ri në tetor", ka thënë Cameron, duke shtuar se "vullneti i popullit duhet të respektohet."
Në të njëjtën kohë ai tha se kryeministri i ri do të jetë ai që do të vendosë kur procedura e parashikuar në nenin 50 të Traktatit të Bashkimit Europian do të aktivizohet. Në deklaratën e tij Cameron shprehu mendimin se Britania mund të mbijetojnë jashtë Bashkimit Evropian.
Add new comment