Blloku Bota
Kisha ruse kërkon shtyrjen e punimeve të Koncilit të Madh të kishave ortodokse
Kisha ruse ka kërkuar shtyrjen e takimit të kishave ortodokse që nis këtë të enjte në Kretë. Përmes një deklarate të zëdhënësit të vet, Hilarion, Kisha ruse, pasi zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme të Sindoit të Shenjtë pas të cilit kërkoi shtyrjen e Koncilit të Madh të Kretës, me argumentin se “disa çështje nuk janë sqaruar në tekstin që do t’i paraqitet Koncilit”. Për mbajtjen e këtij Koncili të Madh është punuar 55 vjet dhe ai synoj të sjellë në një diskutim krerët e 14 kishave ortodokse që përfaqësojnë 300 milionë njerëz.
Sondazhet favorizojnë daljen e Britanisë nga BE
Sondazhe të shumta që po zhvillohen në Britaninë e Madhe për mendimin e zgjedhësve për qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian, favorizojnë daljen e vendit nga Unioni. “Euobserver” referon tre sondazhe të cilët japin një panoramë pro Brexit, respektivisht në raportet: 46-39; 49-48 dhe tjetri pesë pikë diferencë në favro të Brexit. Në lojë janë futur edhe mediat të cilat po ndikojnë në ndarjen e opinionit.
Autori i masakrës së Orlandos urrente homoseksualët, njerëzit me ngjyrë dhe hebrenjtë
Omar Saddiqui Matteen, shtetas amerikan me origjinë nga Afganistani është atentatori i masakrës me 50 të vrarë në lokalin e homoseksualëve në Orlando. Ai ka qenë i listuar në emrat e të dyshuarve të FBI për lidhje me terrorizmin, por nuk u arrestua asnjëherë. 29 vjeçare punonte në një kompanitë të ruajtjes fizike dhe kishte shprehur shumë herë urrejtjen e tij për homoseksualët, njerëzit me ngjyrë dhe hebrenjtë. Për këto tendenca të tij ai u mor tre herë në pyetje nga FBI në 2013 dhe 2014, por më pas u la i lirë.
Goditje e fortë për Clinton. Zbardhet hetimi i FBI-së: Urdhëroi vrasje me drone në Pakistan, përmes celularit
Hillary Clinton është në hetim federal për mënyrën sesi ajo ka administruar dhe përdorur informacionin e klasifikuar.
Mediat amerikane referojnë në raport sipas të cilit Byroja Federale e Hetimit po hulumton e-mailet e Clinton, e cila në detyrën e sekretares së Shtetit, ka aprovuar me celularin e saj, vrasje me drone, të cilat realizoheshin nga shërbimi sekret. Vendi i goditjeve ishte Pakistani.
Marrëveshja mes Departamentit të Shtetit dhe CIA-s ka funksionuar qënnga viti 2011 dhe sipas saj Clinton ka aprovuar çdo propozim për vrasje që ka bërë CIA, përveç nja dy rasteve.
Brukseli vendos kushte të reja ndaj Serbisë
Në Bruksel është mbajtur një takim me grupin negociues na Beogradi, mirëpo ky debat rezultoi të ishte shumë nxehtë, shkruan Deutsche Welle (DW), duke cituar një dokument konfidencial i cilën kishte arritur në redaksinë e tyre në Bruksel. Sipas dokumentit, poashtu edhe sipas DW, Gjermania njoftoi se pjesa tjetër e kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE do të hapen vetëm kur do të arrihet progres në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, poashtu fqinjë kërkojnë tu japin më shumë të drejta dhe mbrojtje pakicave në Serbi.
Politika europiane në sulm kundër BREXIT
Europa politike po kujtohet më në fund të ndërmarrë ndonjë veprim kundër frymës së votuesve për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Europian. Në numrin e saj më të fundit, revista gjermane “Der Spiegel” i kushton disa shkrime këtij argumenti, duke theksuar përherë se BREXIT e dëmton Europën. Kjo ka më shumë vlerë në planin psikologjik, pasi Unioni është një investim ende i papërfunduar, por edhe atë ekonomik. Në një intervistë, ministri gjerman i Financave, Ëolfgang Schäuble, nënvizon pikërisht këto aspekte negative të ikjes së mundshme të Britanisë.
Cliton kryeson në sondazhe, në avantazh me 11% ndaj Trump
Hillary Clinton kryeson me 11 pikë përqindjeje të Donald Trump në garën e zgjedhjeve presidenciale, sipas një sondazhi të kryer nga kompania Ipsos për llogari të Reuters.
Clinton mban pothuajse të njëjtën distancë me kandidatin e republikanëve zhvilluar në anketën e javës së kaluar.
Sipas sondazhit, 46% e votuesve janë në favor Klinton, ndërkohë që 34.8% në favor të Trump. 19.2% e votuesve nuk mbështesin asnjë prej dy kandidatëve.
Në sondazhin e kryer nga e hëna deri të premten morën pjesë 1.276 votues shkalla e gabimit është ± 3,2%.
Lamtumira e fundit për Muhamed Ali - Më i Madhi
Muhamed Ali, boksieri i njohur është përcjellë për në banesën e fundit me një ceremoni ku kanë marrë pjesë shumë njerëz, përfshirë edhe personalitetet të politikës, sportit e artit. Ceremonia është zhvilluar sipas rregullave myslimane në Louisville, Kentucky. Më poshtë disa foto:
Gjermania trajton me pensione 2500 bashkëpunëtorë të Nazizmit në Belgjikë
Bashkëpunimi nuk të lë pa gjë. Kjo vlen të thuhet edhe në rastin kur bashkëpunon me forca ndaj të cilave bota ka një qëndrim të prerë: nazistët. Një rast në Blegjikë, verifikuar nga historianët ka nxjerrë në dritë se 2500 bashkëpunëtorë belgë të nazizmit, gjatë kohës së pushtimit gjerman në Luftën e Dytë Botërore, vijojnë të marrin pension nga Gjermania. BBC-ja raporton sot se çështja është trajtuar edhe në nivel politik: të mbijetuarit nga nazizmi i kanë kërkuar ministrit përkatës, Daniel Bacquelaine që ta ndalojë këtë gjë.
Turqia nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë që do të mbajë emrin “Reccep Taiyp Erdogan”
Turqia është angazhuar në një tjetër projekt të madh ndërtues: aeroportin e ri të Stambollit. Ai do të jetë me 6 pista dhe duhet të përfundojë në vitin 2023, kur Republika turke mbush 100 vjet. Emri i ri i aeroportit do të jetë: Reccep Taiyp Erdogan, shprehje kjo e ambicies dhe pushtetit të presidentit aktual turk. Sipërfaqja e ndërtimit do të jetë shumë e madhe dhe afër Stambollit kanë nisur punimet. Autoritetet turke thonë se ky projekt do ta transformojë vendin dhe do ta kthejë atë në një kryqëzim mes Lindjes dhe Perëndimit dhe kjo megjithë koston e madhe.