Goditje e fortë për Clinton. Zbardhet hetimi i FBI-së: Urdhëroi vrasje me drone në Pakistan, përmes celularit

Postuar në 12 Qershor, 2016 13:41

Hillary Clinton është në hetim federal për mënyrën sesi ajo ka administruar dhe përdorur informacionin e klasifikuar.
Mediat amerikane referojnë në raport sipas të cilit Byroja Federale e Hetimit po hulumton e-mailet e Clinton, e cila në detyrën e sekretares së Shtetit, ka aprovuar me celularin e saj, vrasje me drone, të cilat realizoheshin nga shërbimi sekret. Vendi i goditjeve ishte Pakistani.
Marrëveshja mes Departamentit të Shtetit dhe CIA-s ka funksionuar qënnga viti 2011 dhe sipas saj Clinton ka aprovuar çdo propozim për vrasje që ka bërë CIA, përveç nja dy rasteve.
Problemi është se Clinton i kryente këto punë me telefon dhe FBI-ja po heton mesazhet mes diplomatëve amerikanë në Pakisatan dhe eprorëve të tyre në Departamentin e Shteti. Dhe siç është bërë e njohur Clinton disa prej këtyre emaileve i ka dërguar në emailin personal në një server privat në New York.
Lajmi është bërë publik nga “The Wall Street Journal” e cila ka marrë të dhënat nga burime zyrtare nga Kongresi që është në dijeni të hetimit. Në dijeni është edhe Presidenti amerikan, Barack Obama, që përmes një deklarate për shtyp të enjten njohu faktin se “FBI po kryen një hetim penal(criminal investigation) mbi Clinton”. Por po atë ditë Obama deklaroi mbështetjen e vet për Hillary Clinton, e cila po ushtrohet në garën presidenciale me faktin se është femra e parë që nominohet në këtë garë.
Kjo që po ndodh ka përmasat e një skandali dhe me siguri që shkon në favor të Donald Trump, i cili deri më tani akuzohet vetëm për deklarata të papranueshme.

http://www.salon.com/2016/06/10/fbi_criminal_investigation_emails_clinto...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.