Blloku Bota
Athina: Reagim i fortë nëse Rusia përpiqet të pengojë Marrëveshjen e Prespës
Athina zyrtare ka përsëritur qëndrimin e saj për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë, duke refuzuar çdo presion të Rusisë. Mesazhi është përcjellë për Bloomberg nga Costas Douzinas, kryetar i Komitetit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili ka paralajmëruar edhe Kremilinin.
Nëse rusët do të përpiqen ta pengojnë, reagimi do të jetë i fortë
citohet Douzinas në një artikull në median në fjalë.
Siguria në Kosovë, NATO poston video-mesazh për minierën e Trepçes
Videoja e mëposhtme është postuar nga Komanda e Bashkuar e NATO-s në Napoli dhe aty flitet për sigurinë në Kosovë dhe për minierën e Trepçes, "motorri ekonomik i Kosovës", siç quhet ajo. Përmes videos, Aleanca siguron angazhimin e vet në Kosovë, vetë tri ditë më parë, në një mesazh të qartë për atë që po ndodh aktualisht në rajon.
Studimi i Fondit Marshall: Siria, Libia dhe Iraku, mund të mos kthehen më në kufijtë e tyre
NATO duhet të përqendrojë vëmendjen e vet drejt Mesdheut ku duket se janë fermentuar sfidat kryesore të sigurisë për Europën dhe më gjerë. Ky është pak a shumë konkluzioni i një studimi të kryer nga Fondi Marshall, me titull: “E ardhmja e Dialogut Mesdhetar të NATO-s”, publikuar edhe në faqen zyrtare të Aleancës.
Reagime në Greqi pas zhvendosjes nga burgu i Korydalos të vrasësit kryesor të organizatës 17 Nëntori
Ka provokuar reagime të shumta në Greqi vendimi i qeverisë për të zhvendosur drejt burgut të Volosit, vrasësin e organizatës “17 Nëntori”, Dimitris Koufodinas.
Ditë prove në Kosovë
Dita e sotme pritet të jetë një moment prove për Kosovën e për pasojë edhe për rajonin tonë. Tensionet e ditëve të fundit, artificiale ose jo, do të shpjegohen sot përmes akteve apo mosveprimit, për të zbërthyer kështu drejtimin nga do të ecet në të ardhmen dhe drejtimin që do të ketë dialogu Prishtinë-Beograd. Në pasditen e ditës së djeshme, Departamenti Amerikan i Shtetit doli me një deklaratë në të cilën duket se nënkuptohet një lloj miratimi për idenë e korrigjimit të kufijve që është adoptuar së fundmi nga presidenti Kosovar, Hashim Thaçi.
Hapet loja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë
Janë shtuar shumë zërat për konfrontime dhe lëvizje kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës. M,ediat në Kosovë dhe në Serbi flasin për autonomi të Veriut të Kosovës, ndërkohë që në politikën kosovare po qarkullon teza e trajtimit zyrtar të çështjes së luginës së Preshevës. Kryeministri Kosovar, Ramush Haradinaj ka mbledhur Këshillin e Sigurisë, pas të cilës ka deklaruar se “jemi në gjendje gatishmërie”.
Një rol i ri për Ballkanin, Bannon flet për Tv publik serb
Ballkani mund të fitojë në rol të ri, më të rëndësishëm në botë, në kushtet kur Turiqa, Kina dhe Irani po krijojnë një lloj aleance. Ky është mendimi i Steve Bannon, ish-këshilltarit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka folur për çështjet europiane gjatë një interviste me televizionin serb, RTRS. Ai ka shmangur cilësimin e Rusisë si një kundërshtare e Perëndimit, duke theksuar se takimi i Helsinkit ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm.
Rekord burgimesh të përjetshme në Turqi
Turqia e Recep Tayyip Erdogan ka dhënë dënime shembullore për ata që i cilëson si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të korrikut 2016. Deri më tani janë përfunduar së gjykuari 200 nga 289 çështje të hapura për këtë ngjarje dhe përmes tyre janë dhënë dënimet të gjata për 2 453 të akuzuar, mes të cilëve 1 655 dënime me burgim të përjetshëm.
Lavrov, ekzorcisti i së keqes
Ministria e jashtme ruse postoi në profilin e saj në Facebook një foto "terapeutike", siç e karakterizon ajo imazhin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili shfaqet në një sfond me qiellin blu, buzëqesh dhe mban në shpatulla një flamur të madh rus.
Në Facebook-un e Ministrisë së Jashtme fotoja shoqërohet me fjalët:
"Foto Terapeutike. Të vendoset në pjesët më të prekura të planetit. Në disa rajone gjeografike, mund të ketë efekte ekzorcizmi"
Në 30 shtator referendumi për emrin e Maqedonisë
Referendumi mbi ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të mbahet më 30 shtator, siç njoftoi të hënën kryeministri Zoran Zaev.
Sipas asaj që transmeton agjencia shtetërore e lajmeve MIA, pyetja të cilës do të kërkohet t'i përgjigjen maqedonasit pozitivisht ose negativisht është nëse jeni në favor të bashkimit të vendit me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duke mbështetur Marrëveshjen e Prespës të nënshkruar muajin e kaluar.