Blloku Bota

Zaev denoncon përpjekje të Rusisë për destabilizim të Maqedonisë

Postuar në 16 Korrik, 2018 18:16

Përpjekje të Rusisë për të sabotuar referendumin për emrin në Maqedoni ka denoncuar kryeministri Zoran Zaev, duke folur për përfshirje të biznesmenëve të fuqishëm grekë në nxitje trazirash, por pa përmendur emra.

Zaev tha në një intervistë për Buzzfeed se qeveria e tij ka marrë shumë ankesa se "biznesmenët grekë me lidhje të ngushta me  Rusinë  kanë paguar nga 13 000 deri në 21000 dollarë për të nxitur "incidentet të dhunshme "para referendumit.

Operacioni "Fundi i Marrëzisë"

Postuar në 16 Korrik, 2018 17:07

Përfundoi rreth orës 16:30 të pasdites takimi historik i presidentëve të SHBA dhe Rusisë në Helsinki, ku Donald Trump u shfaq shumë entuziast si zakonisht, duke thënë se dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira me Vladimir Putin.

"Mendoj se është një fillim i mirë për të gjithë botën”- u tha Trump gazetarëve në fund të takimit historik që zgjati më shumë se dy orë në pallatin presidencial në kryeqytetin finlandez.

Kancelari austriak: Të ndalen menjëherë negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE

Postuar në 15 Korrik, 2018 17:16

Kancelari austriak Sebastian Kurz është i mendimit se Bashkimi Europian duhet të mbyllë negociatat e pranimit me Turqinë dhe të mendojë një tjetër lloj bashkëpunimi me Ankaranë zyrtare. 

Negociatat mes BE-së dhe Turqisë duhet ta ndalojnë menjëherë

shprehet Kurz në një intervistë pë gazetën greke “Kathimerini”.

Qeveria bullgare: Ne ja dolëm të zhbllokojmë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor

Postuar në 14 Korrik, 2018 12:37

Qeveria bullgare e Boyko Borissov vlerëson se presidenca e BE-së e drejtuar prej saj, ka sjellë arritje thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Në një raportim para Parlamentit, Borissov dhe ministrat e tij, deklaruan se është meritë edhe e presidencës bullgare që rajoni përfitoi një përfshirje të qartë dhe riafirmim të perspektivës europiane.

Ne kemi qenë të aftë ta nxjerrim këtë çështje jashtë kontekstit të vet delikat

tha Borissov.

Me marrëveshjen e Prespës, ndikimi rus dhe turk në Ballkan u godit

Postuar në 14 Korrik, 2018 12:08

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka deklaruar se roli i Rusisë në rajonin e Europës Juglindore ka një element destabilizues.

Ata kanë zgjedhur të minojnë strukturën demokratike të kombeve që janë të rinj në proceset e veta demokratike duke shpërndarë informacione false, duke marrë masa ekonomike dhe duke u përzierë në punët e tyre

Franca heq fjalën“racë” nga Kushtetuta

Postuar në 13 Korrik, 2018 10:24

Asambleja Kombëtare Franceze vendosi njëzëri të heqë fjalën "racë" nga Kushtetuta. Në artikullin e parë të Kushtetutës se Francës thuhej se Franca garanton "barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina, raca ose feja e tyre". Ishte presidenti Makron që propozoi rishikimin e këtij paragrafi.

Me ndryshimet e bëra artikulli i Kushtetutës thotë: "Pavarësisht nga gjinia, origjina apo feja". Kjo heq dallimin mes racave.

Video/Trump: Jam një gjeni që nuk e ndryshoj fjalën

Postuar në 12 Korrik, 2018 16:36

I pyetur nga një gazetar kroat nëse kishte ndryshuar qëndrimet e shprehur më herët në tuiter, presidenti amerikan Trump u përgjigj se nuk e bën një gjë të tillë. "Jam një gjeni i qëndrueshëm", tha Trump.

Maqedonia dhe Greqia, një marrëveshje që sprovon stabilitetin

Postuar në 12 Korrik, 2018 12:25

Situata e krijuar me marrëveshjen e emrit për Maqedoninë e kthen këtë të fundit në një pikë kritike tensioni në Ballkan, që do të testohet në muajt në vijim. Lajmi se Rusia do të kërkojë bllokimin e marrëveshjes në OKB, konkretisht në Këshillin e Sigurimit, provon se Kremlini po refuzon të dalë jashtë loje në një zonë ku duket se nuk po prek dot suksesin prej kohësh.

Marrëveshja e Prespës, Rusia drejt bllokimit të në OKB

Postuar në 12 Korrik, 2018 10:58

Moska nuk do të mjaftohet me dëbimin e diplomatëve grekë nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Athinës, por ka paralajmëruar se do të bllokojë në Këshillin e Sigurimit marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.

Mediat greke zbulojnë se ka patur një telefonatë të tensionuar mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias.  Ky i fundit i ka treguar homologut rus vijat e kuqe që Athina nuk lejon të tejkalohen, duke folur për vende të treta që janë angazhuar në sabotimin e marrëveshjes për çështjen e emrit.

Erdogan lëshon dekret për kontrollin e Teatrit dhe Operës

Postuar në 11 Korrik, 2018 22:03

Dekreti i parë presidencial i lëshuar nga Rexhep Taip Erdogan pas betimit ishte marrja nën kontroll e Teatrit, Operës dhe Baletit të shtetit turk.

Me anë të një dekreti Erdogan ka vendosur për transferimin e strukturave përkatëse nën kompetencën dhe menaxhimin e Presidencës së Republikës.

Kjo është nisma e radhës për t’i përqendruar të gjitha pushtetet në duart e Erdoganit. Sipas tij, kalimi i teatrit në varësinë e Presidencës bëhet me qëllim për të përmirësuar burokracinë.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota