Blloku Bota
Mediat serbe: BE jashtë loje. Marrëveshje SHBA-Rusi për Kosovën
Mediat serbe shkruajnë se takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, mund të sjellë një zgjidhje të dakordësuar edhe për çështjen e Kosovës. Gazeta “Blic” citon burime diplomatike, sipas të cilave diplomacia serbe e shikon këtë si mundësi, përkundrejt dialogut rraskapitës dhe të zgjatur të ndërmjetësuar nga Europa.
Jemi duke jetuar krijimin e rendit të ri botëror post-perëndimor
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka dhënë në datën 29 qershor një intervistë për Channel 4 në Rusi. Tema e intervistës është ajo që Lavrov e përkufizon si Rendi i ri Botëror Post-Perëndimor. Një tezë e njohur që propagandohet prej tij, por që së fundmi po merr kuptim me realitetet e reja shpërbëresë në BE dhe në NATO. Të dyja organizata të Perëndimit janë në krizë të thellë, për to madje flitet edhe për shpërbërje.
“Pse nuk ikën nga BE?”
Në një takim të mbajtur në muajin prill në Shtëpinë e Bardhë presidenti amerikan Donald Trump i sugjeroi homologut të tij francez Emmanuelle Makron të tërhiqet nga Bashkimi Evropian dhe të firmosë një marrëveshje dypalëshe me Shtetet e Bashkuara. "Pse nuk ikën nga BE?", mësohet t’i ketë thënë Trump presidentit Makro, i cili u zgjodh në krye të Elizesë e me një program të qartë pro-evropian.
Luftë për pushtet në Kishën Orthodhokse Greke të SHBA dhe në Patriarkanë
Kisha Orthodhokse greke, përfshirë Patriarkanën e Stambollit, ku ajo ka selinë qendrore kryesore, është përfshirë prej një muaji në një debat shumë të madh që ka të bëjë me disa teza të hedhura nga miliarderi greko amerikan, Efstathios(Stathios-Steve) Valiotis.
Serbi/Dy vjet burg për bashkëshorten e Sllobodan Millosheviç
Gjykata e Lartë në Serbi ka dënuar me dy vjet heqje lirie, Mirjana Markoviç, bashkëshortja e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç. Akuza për Markoviç ishte për posedim të paligjshëm apartamentesh në vitin 2000 dhe ajo merr fund 15 vjet pas zyrtarizimit të saj.
Markoviç u dënua në mungesë pasi ajo që në vitin 2005 është në kërkim ndërkombëtar dhe bashkë me të dënime u dhanë ede për Zivka Knezeviç, ish-sekretare e qeverisë serbe dhe për ish-drejtorin e Shërbimeve Diplomatike, Milos Loncar. Markoviç ndodhet në Rusi si azilante politike.
Kusturica: Kosova është vjedhja më e madhe e shekullit të 20-të
Regjizori i njohur serb Emir Kusturica është i pakursyer në qëndrime politike kur vjen puna sidomos te përshkrimi i pozitave serbe në Ballkan. Në një intervistë të fundit për agjencinë B92, Kusturica ka folur me prizëm nacionalist edhe për ndeshjen e fundit mes Serbisë dhe Zvicrës, duke nënvizuar se shqiptarët janë përfituesit më të mëdhenj në Ballkan.
Ivanov zbulon “krimin” antikushtetues
Ivanon refuzon të dekretojë marrëveshjen për emrin e Maqedonisë. "Unë nuk pranoj ide apo propozime që mund të rrezikojnë identitetin kombëtar të maqedonasve dhe gjuhën maqedonase” tha Ivanon në një deklaratë për shtyp.
Ai shtoi më tej se kjo marrëveshje nuk ka bazë kushtetuese dhe legjitimon nënshtrimin e Maqedonisë ndaj Greqisë. Ivanon i referua edhe nenit 308 të Kodit Penal, sipas të cilit çdo qytetar që e çon vendin në një pozitë të nënshtrimi apo varësie ndajnjë shteti tjetër dënohet me pesë vjet burgim.
Ide pa rezultat, mbetet në ajër çështja e emigrantëve
Pa rezultate të prekshme u mbyll samiti i 16 udhëheqësve të BE-së, të cilët u takuan të dielën në Bruksel për çështjen e emigrantëve.
Burime nga Komisioni Evropian folën për një takim "të dobishëm" të udhëheqësve europianë, të cilët do të punojnë për propozime më specifike lidhur me çështjen e menaxhimit të migracionit. Një prej pikave ku u ra dakord ishte disbursimi i paketës së dytë të 3 miliardë euro për Turqinë.
Fitore popullore dhe akuza për manipulim
Erdogan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale mes një paqartësie shifrash dhe një rezultati të shpallur nga agjencitë proqeveritare që i japin presidentit turk mbi 52% të votave, ndërsa rivalit të tij Muharrem Inçe jo më shumë se 30% të votave.
"Populli turk më ka dhënë sërish mandatin"- u tha presidenti turk Erdogan mbështetësve të tij në Stamboll, ndërsa partitë opozitare denoncuan "falsifikimin" e rezultateve në të transmetuara nga agjencia shtetërore Anadolu.
Kundër politikës austro-italiane, Macron: Sanksione për vendet e BE-së që nuk pranojnë emigrantë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vendet anëtare të Bashkimit Europian që nuk pranojnë emigrantë duhet t’i nënshtrohen sanksioneve.
Nuk mund të ketë vende që përfitojnë shumë nga solidariteti i BE-së dhe shpallin prioritet interesin kombëtar kur vjen puna te çështja e emigrantëve. Unë mbështes sanksionet në rast të mosbashkëpunimit