Blloku Bota
Trump i vë përpara të gjithë. Kompanitë europiane tërhiqen nga Irani
Kompania e njohur franceze “Total” ka njoftuar tërheqjen nga kontrata 4.48 miliardë dollarë me Iranin për shfrytëzimin e fushave të gazit. Kompania thotë se ka vendosur largimin pas firmosjes së sanksioneve nga presidenti amerikan Donald Trump. “Total” është tërhequr pavarësisht mbështetjes nga autoritetet franceze dhe ato europiane.
Kriza turke, një moment delikat edhe për NATO-n
Kriza ekonomike turke kërcënon kohezionin e NATO-s. Kështu shkruan revista gjermane “Spiegel” që shton edhe se kreditorët e huaj kanë investuar 265 miliardë dollarë në Turqi dhe ata kanë frikë se do t’i humbasin këto para. Arsye për këtë është fakti se SHBA dhe Turqia kanë dy ushtritë më të mëdha. Klima është helmuar keq dhe presidenti turk preferon të flasë me gjuhën e një qytetari çfarëdo kur deklaron se ndaj Turqisë ka një konspiracion.
Itali, mosbindje civile për të mos paguar tarifën për autostradat
Rrëzimi i urës Morandi në Genova të Italisë ka shtruar si çështje dite konçesionin e dhënë vite më parë. Dje, kryeministri Conte deklaronte se prishja e koncesionit është e vështirë, ndërkohë që e majta në pushtetbpo kërkon përditë ndryshimin e termave. Themeluesi i lëvizjes “5 yjet”, Beppe Grillo, vetë me origjinë nga Genova, ka kërkuar që kalimi në autostrada të jetë falas. Ai ka ndërmarrë një fushatë të mosbindjes civile për këtë qëllim, duke marrë si model vendet e tjera europiane.
Turqit, "luftë" dollarit me hanxharë dhe vare
Një pjesë e turqve kanë shprehur solidaritetin e tyre me thirrjen e qeverisë për luftë ndaj dollarit dhe ndaj mallrave amerikane. Kasapë që presin kartëmonedha me hanxhar, një tjetër që godet me vare iPhone, apo një tjetër që djeg kartënmonedhat, të gjithë kanë përcjellë në rrjete sociale mërinë e tyre anti-amerikane.
Turqia nuk e ka përjetuar fare mirë vendimin e SHBA për të vendosur sanksione për shkak të çështjes së pastorit Brunson. Erdogan ka adoptuar gjuhën e tij të zakonshme duke deklaruar se Turqia do të triumfojë.
Pas Apple radha i vjen Facebook. Qeveria amerikane kërkon akses në shërbimin Messenger
Agjencia “Reuters” raporton sot për një tjetër përpjekje të qeverisë amerikane për të detyruar kompanitë në dhënien e informacioneve personale për përdoruesit e vet.
NATO konfirmon zhvillimin e stërvitjes më të madhe që nga Lufta e Ftohtë
NATO pritet të zhvillojë në muajin tetor stërvitjen më të madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Lajmi raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle, sipas të cilës në stërvitjen që nis më 25 tetor do të marrin pjesë 40 mijë trupa të Aleancës përfshirë edhe nga vendet partnere si Suedi dhe Norvegjia.
Vendi i zhvillimit të stërvitjes është Norvegjia, ajo do të drejtohet nga një brigadë gjermane, ndërkohë që lajm më vete përbën edhe fakti se Gjermania do të angazhojë në të 8 mijë trupa. Agjencia thekson disa elementë që i japin kontekstin stërvitjes.
Senati amerikan kundër Trump: Gazetarët nuk janë armiq të popullit
Senati amerikan ka miratuar dje unanimisht një rezolutë përmes të cilës afirmon mbështetjen për një shtyp të lirë duke deklaruar se ”Shtypi nuk është armik i popullit”. Agjencia Reuters raporton se rezoluta është një përgjigje ndaj deklarimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka akuzuar reporterët me togfjalëshin në fjalë.
Dokumenti thekson rolin e pazëvendësueshëm të shtypit të lirë për demokracinë, përçimin e normave demokratike, në informimin e elektoratit, zbulimin e të vërtetës dhe në kontrollin e pushtetit të qeverisë.
Ne nuk jemi armiq të askujt
300 njësi mediatike amerikane kanë nisur një fushatë për përballjen e sulmeve të presidentit Donald Trump. Nismën e ka marrë “The Boston Globe” javën e kaluar përmes një editoriali dhe asaj i janë bashkaur deri më tani 350 media të tjera. Sipas gazetarëve dhe kompanive mediatike, Trump ka nisur një luftë të pisët ndaj tyre duke deklaruar se gazetarët janë “armiq të popullit” dhe se ato përcjellin lajme të rreme.
Turqia liron papritur dy ushtarakët grekë (Video)
Pas 167 ditësh në burgjet turke të sigurisë së lartë, dy oficerët grekë të arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe spiunazh u liruan nga akuzat. Ata mbërritën rreth orës 3 pas mesnatës në aeroportin e Selanikut ku u pritën me nderime nga ministri i Mbrojtjes dhe familjarë të tyre.
Çëeshtja e dy ushtarëve grekë ishte tema më e nxehtë në marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë.
Tragjedi nga shembja e Urës në Xhenova (Video)
Skena tmerri në Xhenova të Italisë pas rërzimit të një ure. Autoritetet raportojnë për dhjetra viktima e të plagosur. Ura ishte pjesë e autostratës A 10 në dalje të Xhenovas. Tragjedia ndodhi në 13:00 më orën lokale për shkaqe që sipas mediave lidhen me kushtet e motit dhe një stuhi që përfshiu zonën.
Disa makina thuhet se kanë rënë nga 50 metra lartësi. Ekipet e emergjencës dhe ato zjarrfikëse janë në luftë me kohën për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat. Ministri italian i Transportit e përshkroi ngjarjen si një 'tragjedi të jashtëzakonshme'.