Turqia liron papritur dy ushtarakët grekë (Video)
Pas 167 ditësh në burgjet turke të sigurisë së lartë, dy oficerët grekë të arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe spiunazh u liruan nga akuzat. Ata mbërritën rreth orës 3 pas mesnatës në aeroportin e Selanikut ku u pritën me nderime nga ministri i Mbrojtjes dhe familjarë të tyre.
Çëeshtja e dy ushtarëve grekë ishte tema më e nxehtë në marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë.
Lirimi i tyre nga Gjykatat turke u përshëndet nga kryeministri Cipras dhe Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, të cilët folën për një vendim që ndihmon në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve. Mediat grke shkruajnë se në samitin e NATO-s në korrik, Erdogan kishte premtuar në bisedën me Cirpas lirimin e dy ushtarakëve. Zbutja e marrëdhënieve me Greqinë vjen në një kohë kur Turqia po përshkallëzon tensionin me Shtetet e Bashkuara të cilat kërkojnë lirimin e pastorit Endriu Branson, të akuzuar për përfshirje në grushtin e shtetit.
.
Add new comment