Blloku Bota
Manfred Weber, Merkel synon kontrollin e Komisionit Europian
Me emërimin e Manfred Weber në vend të Jean-Claude Juncker, PPE synon të kthehet në një forcë konservatore me orientim të qartë në të djathtë dhe në gjendje për të tërhequr një numër në rritje të qytetarëve evropianë të dominuar nga "sirenat e sovranitetit"- shkruan Corriere Della Sera.
Sa më larg Serbisë, Mali i Zi: Rezolutë për anullimin e vendimit të bashkimit të vitit 1918
Gazeta malazeze “Pobjeda” raporton se Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi synon kalimin në Parlament të një rezolute që parashikon anullimin e vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Podgoricës së vitit 1918. Sipas interpretimit aktual, Asambleja e Madhe Kombëtare e Popullit Serb në Mal të Zi në vitin 1918u organizua në kundërshtim me Kushtetutën dhe sistemin ligjor të Malit të Zi të asaj kohe.
Tensione mes Patriarkanës së Stambollit dhe Moskës për autoqefalinë e Kishës Ukrainase
Tensionet mes Patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës dhe Patriarkatit të Rusisë janë shtuar edhe më shumë pas dështimit në bisedimet e fundit. Pas një takimi mes përfaqësuesve të Patriarkanës dhe Patriarkut Kirill, patriarku Bartholomeu foli për nevojën e dialogut si rrugë për të zgjidhur problemet.
Nga ana tjetër, Mitropoliti Emanuel i Francës deklaroi se
Patriarkata Ekumenike nuk kërcënon kënd dhe as kërcënohet prej dikujt
Erdogan provokon edhe si statujë (Video)
Banorët e qytetit të Wiesbaden në Gjermani u befasuan të hënën e kësaj jave , kur panë në sheshin qëndror statujën e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Me një lartësi prej 4 metrash dhe me dorën e djathtë të ngritur, statuja kishte një ngjashmëri të madhe me atë të diktatori irakian Sadam Huseinit, e cila u rrëzua silmbolikisht nga amerikanët kur pushtuan Bagdatin në vitin 2003.
Refugjatët eritreas prodhojnë faturë politike. Prokuroria e Agrixhentos nis hetimin për Salvini
Çështja e refugjatëve eritreas që janë bllokuar në anijen Diciotti në Siçili është kthyer në betejë ligjore për qeverinë italiane. Përveç refuzimit të Bashkimit Europian për të pranuar transferimin e refugjatëve drejt Shqipërisë, sot mediat italiane raportojnë se prokuroria e Agrixhentos ka kërkuar hetimin e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini dhe shefit të kabinetit, Matteo Piantedosi me akuzën e mbajtjes së emigrantëve në mënyrë ilegale në anijen në fjalë.
Plakja e popullsisë, dukuri rajonale në Ballkan
Problemi demografik është tashmë një çështje e të gjithë Ballkanit thuajse. Edhe Maqedonia e ka tematizuar këtë problem përmes opozitës së VMRO-DMNE, deputeti i së cilës, Vlatko Georgev, ka deklaruar se në tremujorin e dytë të vitit 2018, numri i fëmijëve të lindur ka rënë me 6.3%.
Nuk është republika personale e Hashim Thaçit: Ndryshimi i kufijve do të thotë Luftë
Ndryshimi i kufijve do të thotë Luftë. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Irish Times Daily.
Rihapja e marrëveshjeve të mëparëshme do të thoshte të hapje të shkuiarën e cila nuk do të dëmtonte vetëm stabilitetin e të dyja vendeve, por edhe vendet fqinje gjithashtu
është shprehur Haradinaj.
Kundërveprimi i Iranit: Ish-ministri izraelit Gonen Segev, spiuni ynë
Pak javë më parë kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu doli në një konferencë për shtyp përmes së cilës deklaroi se shërbimet sekrete të vendit të tij kishin kapur një material prej 54 mijë faqesh të sekreteve bërthamore iraniane. Pretendimi I tij u rimor nga presidenti amerikan Donald Trump si dëshmi e rrezikut Iranian.
Video/Tortura në kampin e refugjatëve në Libi
Video e mëposhtme është publikuar nga gazeta e njohur italiane, Avvenire, dhe aty tregohet sesi emigrantë afrikanë torturohen në kampet e krijuara në Libi. Italia ka kërkuar që në kampet e Libisë të ndërhyjë BE-ja, por një ide e tillë është lënë jashtë axehndës. Tema e emigrantëve dhe indiferenca e kancelarive mund të rifaktorizojë Kishën e cila së fundmi ka jo pak probleme me imazhin e vet.
Irani deklaron marrjen nën kontroll të Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit
Marrëdhëniet mes Iranit dhe ShBA janë përshkallëzuar edhe më tej të paktën në planin verbal. Një ditë më parë, mediat raportuan se kreu i forcave detare të Gardës Revolucionare iraniane, gjeneral Alireza Tangsiri, u shpreh se Irani kishte marrë në kontroll Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit që e kontrollon atë.
Ngushtica ndodhet mes Omanit dhe Iranit dhe aty kalon 1/3 e naftës së botës dhe në vitet e fundit ajo është kthyer në pikë tensioni mes Teheranit dhe ShBA, aq sa kohët e fundit ShBA ka vënë në përdorim termin Gjiri Arabik.