Refugjatët eritreas prodhojnë faturë politike. Prokuroria e Agrixhentos nis hetimin për Salvini

Postuar në 31 Gusht, 2018 12:07

Çështja e refugjatëve eritreas që janë bllokuar në anijen Diciotti në Siçili është kthyer në betejë ligjore për qeverinë italiane. Përveç refuzimit të Bashkimit Europian për të pranuar transferimin e refugjatëve drejt Shqipërisë, sot mediat italiane raportojnë se prokuroria e Agrixhentos ka kërkuar hetimin e ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini dhe shefit të kabinetit, Matteo Piantedosi me akuzën e mbajtjes së emigrantëve në mënyrë ilegale në anijen në fjalë. Corriere della Sera shton se Salvini dhe Piantedosi hetohen për disa shkelje: sekuestrim perso, neglizhencë, shpërdorim detyre dhe ndalim ilegal. Nuk dihet si do të shkojë kjo procedurë, por çështja e emigrantëve ka ndarë Italinë dhe Salvini ndodhet në pozitë të vështirë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.