Blloku Bota

900 mijë kërkesa për azil mbeten pezull në BE

Postuar në 26 Gusht, 2019 13:48

Zyra europiane e statistikave deklaron se rreth 900 mijë kërkesa azili janë në pritje të shqyrtimit nga autoritetet e vendeve anëtare. Numri më i madh i azilkërkuesve janë në Gjermani me 44% të totalit, pasuar nga Italia me 12%, ndërkohë që shkalla e refuzimit nga vendet pritëse në Europë është thuajse dyfishuar në tre vitet e fundit. Nga 37% që ishte në vitin 2016 ajo ka shkuar në 64% në vitin 2019 me Italinë që udhëheq me 80% të kërkesave të refuzuara.

Turqia e Erdogan depërton në industrinë e çelikut në Britaninë e Madhe

Postuar në 25 Gusht, 2019 13:22

Turqia e Reccep Erdoganit ka arritur të depërtojë në industrinë britanike me një blerje që po analizohet si pjesë e axhendës personale të presidentit turk.

Rrëmujë në samitin e G7-ës në Biarritz

Postuar në 25 Gusht, 2019 12:51

Samiti i G7-ës që po zhvillhet në Biarritz të Francës do të mbyllet pa një komunikatë finale. Por siç raporton Euractiv çështja kryesore që shqetëson vendet më të zhvilluara është potenciali i një reçensioni të ri dhe pasojat e thella strukturore që ai mund të sjellë. Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire i tha Euractiv se bota po përjeton një krizë të thellë demokracie dhe mbi këtë vlerësim ai ka kërkuar nga kolegët që të rithemelojnë multilaterizmin dhe të rimentojnë kapitalizmin.

Irani gjen audiencë në Europë: ShBA duhet të presohet ndërkombëtarisht

Postuar në 25 Gusht, 2019 12:02

Përpjekjet për të parandaluar një luftë kundër Iranit kanë prodhuar së fundmi një ofertë nga Teherani zyrtar që po bën çmos që të neutralizojë alibitë e Uashingtonit. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, deklaroi për France24 se Irani është i gatshëm të anullojë programim bërthamor nëse ShBA bindet që të heqë dorë nga lufta ekonomike që ka nisur. 

Debati/Europa duhet të përfshijë ShBA-të në listën e zezë të parajsave fiskale

Postuar në 24 Gusht, 2019 18:13

Politikat e presidenit amerikan, Donald Trump, me tarifat e vëna ndaj kujtdo që perceptohet si konkurent i ekonomisë amerikane, kanë hapur spirale të reja krize. Rëvista gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi se në Këshillin e Europës po diskutohet nëse Europa do të duht të përfshijë në listën e zezë të vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale edhe ShBA.

Bolsonaro urdhëron ndërhyrjen e ushtrisë në Amazonë

Postuar në 24 Gusht, 2019 13:39

Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro ka urdhëruar ndërhyrjen e ushtrisë për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në pyjet e Amazonës.

Vendimi i tij erdhi pas një presioni ndërkombëtar në rritje për zjarret, numri I të cilave shkoi në 76 720. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se do të rishikojë marrëveshjet tregëtare me Brazilin, pasi e konsideroi zjarrin e rënë një krizë ndërkombëtare.

Burime të ndryshme flasin se zjarret në Amazonë janë të qëllimshme dhe lidhen me shndërrimin e tyre në tokë për ferma dhe ndërtime, një politikë e cila vijon prej vitesh.

ShBA e çinteresuar për llojin e marrëveshjes me Kosovën

Postuar në 23 Gusht, 2019 19:58

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka dalë së fundmi me një interpretim tjetër për sa i përket dialogut me Kosovën dhe ideve për demarkacionin. Ai nuk ka përdorur termin ndarje dhe shkëmbim territori, por demarkacion, kundër të cilit sipas tij është Gjermania. Sipas Vuçiç që ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ShBA nuk ka ndonjë interes të posaçëm për llojin e marrëveshjes që do të arrihet, përveçse do një marrëveshje përfundimtare.

Rregulla të reja në BE për identifikimin e fytyrës

Postuar në 23 Gusht, 2019 13:08

Bashkimi Europian do të rishikojë legjislacionin për identifikimin dixhital të fytyrës së qytetarëve që qarkullojnë në hapësirën e tij. Nismat ligjvënëse pasojnë vënien në jetë të Rregullores për Mbrojtjen e Përgjithshme të të Dhënave që u miratua një vit më parë.

Sipas propozimit të bërë në Komisionin Europian, qytetarëve do të t’u njihet e drejta për të kontrolluar të dhënat e mbledhura përmes identifikimit të fytyrës dhe do t’u tregohet se përse përdoren ato.

BE krijon fondin 100 miliardë euro për të përballur gjigandët teknologjikë të ShBA dhe Kinës

Postuar në 23 Gusht, 2019 10:22

Bashkimi Europian po mendon të krijojë një fond 100 miliardë euro si mbështetje për “kampionët europianë” që do të përballen me gjigandët amerikanë dhe kinezë të teknologjisë si  Google, Apple dhe Alibaba.
“Politico” raporton për një listë prej 173 faqesh në të cilën shpalosen synimet për një Europë të aftë që të marë masa tregëtare ndaj ShBA dhe Kinës. 

Macron siguron Greqinë kundër Turqisë

Postuar në 22 Gusht, 2019 20:09

Greqi ka marrë një garanci shtesë në përballjet e saj tradicionale me Turqinë. Presidenti i Francës, Emmanuel  Macron, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis se Franca nuk do të tolerojë cenimin e zonës ekskluzive ekonomike të Qipros. 

Nuk do të tregojmë asnjë shenjë dobësie

është shprehur ai. 
 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota