Irani gjen audiencë në Europë: ShBA duhet të presohet ndërkombëtarisht
Përpjekjet për të parandaluar një luftë kundër Iranit kanë prodhuar së fundmi një ofertë nga Teherani zyrtar që po bën çmos që të neutralizojë alibitë e Uashingtonit. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, deklaroi për France24 se Irani është i gatshëm të anullojë programim bërthamor nëse ShBA bindet që të heqë dorë nga lufta ekonomike që ka nisur.
ShBA ka thelluar tensionet në Gjirin Persik dhe gjetkë. Liria e lundrimit është një përgjegjësi globale dhe ShBA po kryen pirateri në Gjibraltar me ndihmën e miqve të vet. Ne jemi të angazhuar në një luftë. Është një luftë ekonomike që ShBA ka imponuar ndaj Iranit. Besoj se ShBA duhet presuar nga pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar që të braktisë politikën e vet të presionit dhe intimidimit. Nuk do të funksionojë
tha Zarif.
Ai i bëri këto komente pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Irani i përmbahet detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja e vitit 2015, firmosur nga presidenti Barack Obama që parashikonte lehtësim sanksionesh në këmbëim të kontrollit ndërkombëtar të programit bërthamor iranian. Politika e asaj kohe çoi në acarimin maksimal të raporteve amerikano-izraelite, aq sa kryeministrit izraelit Netanyahu foli para Kongresit, por shmangu takimin me Obamën. Izraeli e konsideron regjimin iranian si kërcënimin kryesor strategjik dhe levat e tij si Hezbollahun si armikun numër një. Irani ishte një ndër faktorët që politika amerikane të dështonte në Irak, por edhe në Siri, ku Bashar al Assad duket i pamposhtu
Add new comment