Blloku Bota
Zëra kundër Merkelizmit në Gjermani
Era Merkel duket se ka marrë fund në Gjermani në kuptimin se zërat për ndryshim sa vijnë e shtohen. Në një opinion në revistën “Spiegel” bëhet thirrje pikërisht për këtë gjë duke nënvizuar sidomos nevojën që gjermanët të gjejnë një pasion të ri politik dhe të pranojnë staturën ndërkombëtare të Gjermanisë me të gjitha pasojat dhe të mirat që një gjë e tillë sjell.
Gjobë 200 milionë $ për Google për shkelje të privatësisë online të fëmijëve
Pas Facebook edhe Google mund të detyrohet të paguajë 200 milionë dollarë gjobë për shkak se Youtube akuzohet se ka shkelur privatësinë online e fëmijëve duke mbledhur të dhëna për ta pa konsensusin e prondërve.
Komisioni Federal për Tregëtinë në ShBA votoi 3-2 për të shqyrtuar çështjen dhe për ta dërguar atë në Departamentin e Drejtësisë.
Çështja ka ardhur në vëmendje politikës, teksa senatori Ed Markey, ka deklaruar se kompanitë që thyejnë privatësinë e fëmijëve duhen ndëshkuar.
Qeveria e Mitsotakis konfirmon zyrtarisht: Marrëveshja e Prespës nuk diskutohet
Athina zyrtare ka sqaruar përfundimisht qëndrimin e saj për Marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht zhurmës së madhe që u bë para nënshkrimit të saj nga konservatorët dhe nacionalistët grekë, qeveria e Kyriako Mitsotakis ka korrigjuar shënjestrën duke kaluar madje në krah të kundërt të qëndrimeve të veta të mëparëshme.
Kosovë, 63% e qytetarëve deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
Në anketën e zhvilluar nga KosovaPress, 63 për qind e pjesëmarrësve janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Në anketën e zhvilluar nga "KosovaPress “A do të merrni pjesë në zgjedhje?”, kanë marrë pjesë 3701 qytetarë.
Nga ta 2332, apo 63 për qind kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, 1216 po 33 për qind janë deklaruar se do të votojnë, kurse 153, apo 4 për qind janë deklaruar se nuk e dinë.
koha.net
80-vjetori i Luftës së Dytë Botërore, Polonia nuk fton Serbinë dhe Rusinë
Serbia dhe Rusia nuk janë ftuar në aktivitetin që mbahet në Varshavë më 1 shtator me rastin e 80-vjetorit të nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Mediat serbe raportojnë prej dy ditësh me një frymë skandali mohimin që i bëhet Serbisë, një vend që ka kontribute të mirënjohura në këtë luftë dhe që ishte një ndër viktmat, por edhe fitueset e saj.
Conte sërish kryeministër. Salvini: Qeveria u diktua nga Jashtë
Giuseppe Conte duket se do të jetë sërish kryeministër i Italisë. Konsultimet e drejtuara nga presidenti i Republikës, Sergio Mattarella kanë sjellë një përfundim logjik që në fakt përflitej prej disa kohësh: Conte kryeministër, me mbështetjen e dy partive të majta, Lëvizjes “5 Yjet” dhe Partisë Demokratike.
Në letër ekziston mundësia e një mazhorance të re, mjaftueshëm të madhe, por mbetet një e panjohur në sfond: vota e të përfaqësuesve të L5Y përmes platformës Rousseau të njoftuar nga Di Maio
Kisha Ortodokse Greke mbështet autoqefalinë e Kishës Ukrainase
Kisha Ortodokse Greke ka eklaruar mbështetjen e vet zyrtare për pavarësinë e Kishës Ortodokse Ukrainase. Vendimi është njoftuar pas një mbledhjeje të Sinodit të Shenjtë, zhvilluar për dy ditë me radhë pas të cilës ka shprehur se njeh privilegjin e Patriarkut Bartholomeu për të adresuar çështjen e njohjes.
Patriarku dekretoi autoqefalinë e Kishës Ukrainase në janar të vitti 2019 duke provokuar reagime të Kishës Ruse.
BE: Serbia duhet të tërhiqet nga marrëveshjet e tregëtisë së lirë me Rusinë përpara se të anëtarësohet
Komisioni Europian ka paralajmëruar Serbinë se duhet të heqë dorë nga marrëveshja e tregëtisë së lirë me Unionin Ekonomik Euraziatik të drejtuar nga Rusia kur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. EuObserver citon një zëdhënës të BE-së që është shprehur se marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë që ka nisur që në vitin 2000, por në “kontekstin e negociatave të pranimit në BE, Serbia duhet të tërhiqet nga të gjitha marrëveshjet bilaterale të tregëtisë së lirë ditën që do të pranohet në BE”.
Coelho kërkon falje ndaj Macron
Shkrimtari brazilian, Paulo Coelho ka kërkuar falje pas ofendimeve nga presidenti i vendit të tij, Zaich Boulsonaro, kundër presidentit të Francës me rastin e krizës së zjarreve në Amazonë. "Është një video mjaft e trishtueshme t'u kërkoj falje miqve të mi francezë për krizën e zjarreve. Do të thosha për histerinë e Boulsonaro ndaj Francës, presidentit të Francës, dhe gruas së tij"-, thotë Paulo Coelho në frëngjisht në një video që postoi në llogarinë e tij në Twitter.
Qeveria rumune në krizë, partia liberale ALDE tërhiqet nga koalicioni
Qeveria rumune është në krizë pasi aleati kryesor i Partisë Socialdemokrate, partia liberale, ALDE, ka vendosur të tërhiqet nga koalicioni. Kryeministrja rumune, Viorica Dăncilă, është shprehur në Facebook se partia e saj do të vijojë të qeverisë pavarësisht kësaj që ka ndodhur.
Për ne ky është një vendim i pakuptueshëm nga ana e ALDE-së
është shprehur ajo.
PSD-ja nuk e ka më shumicën e nevojshme në Parlament duke e ekspozuar kryeministren ndaj një mocioni.