Blloku Bota
Batuta Zelenskiy-Trump në New York (Video)
Me interes të veçantë u prit takimi i parë i Trump me Volodymyr Zelenskiy në New York. Në përpjekje për të tejkaluar momentin e sikletëshëm ata shkëmbyen batuta para kamerave.
"Më ke thirrur në Uashington, por ke harruar të më caktosh datën"- i tha Zelenskiy presidentit Trump, duke marrë si këmbim një buzëqeshje të sforcuar të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Gjermanët kanë vetëm fjalë
Shtëpia e Bardhë ka publikuar sot bisedën e shumëpërfolur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.Trump ka folur vërtet për situatën e krijuar me djalin e ish-zv. Presidentit Joe Biden, por ai e ka futur kërkesën për të në mes të diskutimit dhe pa këmbëngulur shumë.
Në thelb Trump ka kërkuar të sqarohet kjo situatë pasi siç raportohet Biden ka ndërhyrë që prokurori i Përgjithshëm në Ukrainë të mos vijonte hetimet.
Nën hetim për “telefonatën ukrainase”
Telefonata ukrainase e presiedemtit amerikan Donald Trump ka shërbyer si shkak për nisjen e hetimeve për vendosjen në akuzë të tij. Vendimi është marrë nga anëtarë demokratë të Kongresit pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura të ligjvënësve demokratë pas së cilës kryetarja e Kongresit, Nancy Pelosi njoftoi vendimin.
Presidenti duhet të jetë i besueshëm. Askush nuk është mbi ligjin
tha ajo.
Fotolajm/Dita e parë e shkollës në Jemen
Fotoja është marrë në Taez të Jemenit në ditën e parë të shkollës më 3 shtator. AFP raporton se godina është dëmtuar nga goditjet ajrore.
Tunizia, shembulli i "Pranverës Arabe"
Për epokën moderne të kryengritjeve arabe, u përdor termi "Pranvera Arabe" i miratuar nga vendimmarrësit perëndimorë, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tunizia nuk është vetëm anëtare e Lidhjes Arabe, por edhe e Organizatës së Konferencës Islamike dhe Bashkimit Afrikan. Ajo fitoi pavarësinë në 1956 nga Franca. Popullsia e vendit është rreth 11 milion banorë, ku 99% janë myslimanë. Nga pavarësia e saj deri në vitin 1987, ajo drejtohej nga avokati, militanti, udhëheqësi dhe politikani i njohur Habib Bourguiba.
Forcohet miqësia Trump-Erdogan
Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan, është bërë "miku" i tij pas negociatave për lirimin nga autoritetet turke të pastorit Andrew Craig Brunson.
Reformë në Drejtësi edhe në Ukrainë?
Një debat i hapur së fundmi mbi një telefonatë të presidentit amerikan Donald Trump me homologun ukrainas Zelenskiy ka ekspozuar në një farë mënyre edhe “humorin” me të cilin administrata amerikane trajton parimet e së drejtës në vende që konsiderohen demokraci në zhvillim apo aleatë të tyre.
Braktiset edhe nga strategu i partisë
Partia Laburiste britanike ka marrë së fundmi një goditje të fortë teksa strategu i saj, Andrew Fisher, ka njoftuar largimin. Fisher që është autor i manifestit të fundit, ka deklaruar se largohet në fund të vitit me justifikimin zyrtar se do t’i dedikohet familjes dhe fëmijëve. Por mediat në Britani shkruajnë se largimi lidhet me perspektivën e zymtë që e sheh partinë dhe liderin e sa Jeremy Corbyn humbës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Modeli i Hong Kongut për Kosovën, Vuçiç: Jap dorëheqje nëse e vini në jetë
Ish-presidenti i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka dalë së fundmi me një propozim të vetin për Kosovën duke marrë si model Hong Kongun. Sipas Koshtunicës duhet ndjekur një rrugë që e sheh Kosovën në autonomi të mbikëqyrur, diçka që ngjan si tezë naive, ndonëse për ish-presidentin serb kjo zgjidhje kënaq të dyja vendet.
Mirëpo presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç ka replikuar thatë duke e konsideruar propozimin si ireal.
Fotografohet Osama Libiani, organizatori i torturave në kampet e refugjatëve
Osama libiani. Kështu thirret personi në foto që mendohet se është një ndër personat e përfolur për torturat në kampin e burgosjes në Zavajash. Në Libi kampet e refugjatëve që duan të kalojnë drejt Europës janë bërë shpesh objekt hetimesh dhe akuzash për krime dhe trajtim çnjerëzor ndaj personave që hyjnë në to.