Blloku Bota
SHBA shton me 1000 trupa prezencën ushtarake në Poloni
Mediat polake raportojnë se presidenti i vendit, Andrzej Duda dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi përmes së cilës parashikohet shtimi i trupave ushtarake amerikane në Poloni.
Luftë deri në ushtarin e fundit amerikan
Me "përplasje totale" kërcënon Irani nëse Shtetet e Bashkuara apo Arabia Saudite fillojnë një sulm ndaj këtij vendi. Në një intervistë ekskluzive për CNNi, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif paralajmëron se në rast konflikti dy vendet do të duhet të luftojnë "deri në ushtarin e fundit amerikan".
Zgjedhjet në Izrael pa fitues
Izraeli doli pa fitues nga zgjedhjet parlamentare. Konservatorët e Likudit të kryeministrit Benjamin Netanjahu mori të njejtin numër deputetësh me rivalët e drejtëpërdrejtë, liberalëve të aleancës bardhë e blu Beni Gancit. Të dy partitë pësuan rënie me nga 3 deputetë në krahasim me zgjedhjet e Prillit, që po ashtu nuk sollën një shumicë solide për të qeverisur.
Matteo Renzi largohet nga Partia Demokratike e Italisë bashkë me 18 deputetë dhe 20 senatorë
Ajo që pritej në Itali ndodhi. Matteo Renzi bëri atë që di të bëjë më mirë: goditjen pas shpine.
Me një njoftim në Facebook, ish-kryeministri i Italisë ka njoftuar largimin nga Partia Demokratike dhe bashkë me të thuhet se janë edhe 18-20 deputetë nga 111 që ka LPD-ja dhe 20 senatorë.
Ku mbahen stoqet e rezervave të naftës në SHBA
Pas sulmeve në rafineritë e naftës në Arabisnë Saudite, zyrtarët amerikanë nuk përjashtojnë mundësinë e shfrytëzimit të rezervave të mëdha të naftës në SHBA. Sipas një raporti në BBC, këto stoqe tejkalojnë 640 milion fuçi, të fshehura në tunele nën Teksas dhe Luiziana.
Ideja për të mbajtur këto "stoqe strategjike" u materializua në vitet 1970. Të gjithë anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë duhet të kenë rezerva të importit të naftës për 90 ditë, por stoku i SHBA është më i madhi në botë.
Pse u krijua
Radioja publike bullgare ndërpret transmetimet pas sharkimit të gazetares Silvia Velikova
Mbyllja e një emisioni të gazetares Silvia Velikova në radion publike bullgare, ka provokuar një grevë pesë orëshe të heshtjes së transmetimeve. Velikova është e njohur për kritikat e saj ndaj sistemit gjyqësor në një vend si Bullgaria, cilësuar me situatë shumë të keqe për lirinë e shtypit, thuhet se është shkarkuar pas thirrjeve publike që ka bërë për protestë kundër emërimin e Ivan Geshev si drejtues i prokurorisë.
Fitorja ndaj Airbus hap rrugën për tarifat miliarda dollarë ndaj mallrave europiane
Donald Trump ka arritur një fitore thuajse personale që i jep të drejtë politikave të tij për aplikimin e tarifave ndaj mallrave europiane. Organizata Botërore e Tregëtisë ka vendosur së fundmi në favor të SHBA-së lidhur me çështjen e Airbus, kompani e cila është financuar në mënyrë të paligjshme nga BE-ja duke provokuar një dëm që sipas amerikanëve vlerësohet në rreth 11 miliardë dollarë.
Sulmohen me dron rafineritë e naftës në Arabinë Saudite
Dronë bombardues sulmuan gjatë natës dy prej rafinerive më të mëdha të naftës në lindje të Arabisë Saudite. Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin, por sulmi u mor përsipër nga militantët e organizatës “Huthi” në Jemen.
“Pavarësisht thirrjeve për çtensionim, Irani kreu një sulm të paprecedentë ndaj furnizimit botëror me energji. Nuk ka asnjë fakt se sulmi është kryer nga Jemeni”-deklaroi sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.
Google arrin marrëveshje me Francën. Do paguajë 1 miliardë dollarë
Google ka gjetur një marrëveshje me qeverinë franceze për çështjen e taksave të papguara apo të evaduara duke pranuar të paguajë një gjobë prej 1 miliardë dollarësh. Siç raportohet kompania do të paguajë 500 milionë dollar për evasion dhe 465 milionë dollar të tjera për të përmbushur pretendimet e qeverisë franceze.
Skandali "Novartis", Prokuroria greke kërkon heqjen e imunitetit për politikanët e akuzuar
Prokuroria supreme greke ka kërkuar nga Parlamenti heqjen e imunitetit për disa politikanë të rëndësishëm në vend që akuzohen si të përfshirë në të ashtuquajturin skandali Novartis. Prokuroria ka marrë ndër të tjera dëshmitë edhe të ish-kryeministrit Antonis Samaras dhe ish-ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizellos dhe ka proceduar me kërkesën drejtuar legjislativit. Të dy politikanët në fjalë kanë akuzuar ish-kryeministrin Alexis Tsipras dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Dimitris Papangelopoulos si persona kyç në influencimin politik të çështjes.