Coelho kërkon falje ndaj Macron
Shkrimtari brazilian, Paulo Coelho ka kërkuar falje pas ofendimeve nga presidenti i vendit të tij, Zaich Boulsonaro, kundër presidentit të Francës me rastin e krizës së zjarreve në Amazonë. "Është një video mjaft e trishtueshme t'u kërkoj falje miqve të mi francezë për krizën e zjarreve. Do të thosha për histerinë e Boulsonaro ndaj Francës, presidentit të Francës, dhe gruas së tij"-, thotë Paulo Coelho në frëngjisht në një video që postoi në llogarinë e tij në Twitter.
I lindur në Rio de Janeiro në vitin 1947, novelisti është një nga autorët më të lexuar në botë. Romani i tij "Alkimisti" ka shitur dhjetëra miliona kopje. "Në një kohë kur Amazona është në zjarr, ata nuk kanë asnjë argument dhe gjithçka që ata bëjnë është të fyejnë dhe të refuzojnë që të mos marrin asnjë përgjegjësi"-shtoi Coelho.
Në samitin e G7 në Biarritz, pati një konflikt të gjatë midis Bolsonaro dhe homologut të tij francez për zjarret e Amazonës. Debati përfundoi në një nga krizat më serioze diplomatike midis dy vendeve. Shprehjet fyese nga kreu i shtetit brazilian për Zonjën e Parë të Francës, Brigitte Macron, e bënë presidentin francez që t'i uroje publikisht "populli brazilian të zgjedhë një president në lartësinë e detyrës"- thotë Coelho. "Është një kohë e zymtë në Brazil, do të kalojë si një natë e keqe"- e mbyll postimin e tij shkrimtari.
Add new comment