BE: Serbia duhet të tërhiqet nga marrëveshjet e tregëtisë së lirë me Rusinë përpara se të anëtarësohet

Postuar në 28 Gusht, 2019 00:27

Komisioni Europian ka paralajmëruar Serbinë se duhet të heqë dorë nga marrëveshja e tregëtisë së lirë me Unionin Ekonomik Euraziatik të drejtuar nga Rusia kur të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. EuObserver citon një zëdhënës të BE-së që është shprehur se marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë që ka nisur që në vitin 2000, por në “kontekstin e negociatave të pranimit në BE, Serbia duhet të tërhiqet nga të gjitha marrëveshjet bilaterale të tregëtisë së lirë ditën që do të pranohet në BE”.

Media në fjalë sqaron se Brukseli bëri këto sqarime një ditë pasi ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko njoftoi firmosjen nga Serbia të marrëveshjes më 25 tetor. Çështja në fjalë do të diskutohet këtë javë në Helsinki, ku ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor.

Për marrëveshjet e Serbisë me bllokun e drejtuar nga Rusia, ka folur edhe David McAllister, që drejton Komitetin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, sipas të cilit pakte të tilla duhet të kenë klauzolën e tërheqjes që i garanton në këtë rast Serbisë largimin në momentin e hyrjes në BE. EuObserver shton gjithësesi se ambasadori serb në BE nuk ka qenë i gatshëm të komentojë për këtë çështje, teksa shton se Serbia është një vend atipik, që ka raporte historike me Rusinë, që nuk dëshiron të hyjë në NATO dhe që ble armë ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.