Conte sërish kryeministër. Salvini: Qeveria u diktua nga Jashtë

Postuar në 28 Gusht, 2019 22:59

Giuseppe Conte duket se do të jetë sërish kryeministër i Italisë. Konsultimet e drejtuara nga presidenti i Republikës, Sergio Mattarella kanë sjellë një përfundim logjik që në fakt përflitej prej disa kohësh: Conte kryeministër, me mbështetjen e dy partive të majta, Lëvizjes “5 Yjet” dhe Partisë Demokratike.  

Në letër ekziston mundësia e një mazhorance të re, mjaftueshëm të madhe, por mbetet një e panjohur në sfond: vota e të përfaqësuesve të L5Y përmes platformës Rousseau të njoftuar nga Di Maio

shkruan gazeta “Corriere della Sera”.

Manovra e Mattarellas dhe të majtës ka nxjerrë jashtë Legan e Salvinit i cili e sheh veten jashtë ekuacionit qeverisës.

60 milionë italianë janë peng i 100 parlamentarëve që nuk duan të humbasin karriget. Kryeministrin e kanë gjetur në Biarritz dhe është imponuar nga Parisi, Berlini dhe Brukseli. Pra një qeveri Monti bis

citohet Salvini.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.