Debati/Europa duhet të përfshijë ShBA-të në listën e zezë të parajsave fiskale
Politikat e presidenit amerikan, Donald Trump, me tarifat e vëna ndaj kujtdo që perceptohet si konkurent i ekonomisë amerikane, kanë hapur spirale të reja krize. Rëvista gjermane “Spiegel” shkruan së fundmi se në Këshillin e Europës po diskutohet nëse Europa do të duht të përfshijë në listën e zezë të vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale edhe ShBA. Deri më tani kjo çështje është shmangur, por me sulmet e Trump dhe faktin se Europa humbet 50-200 miliardë euro në vit nga evazioni fiskal, ajo nuk mund të injorohet më.
Komisioneri Europian për çështjet monetare dhe ekonomike, Pierre Moscovici, ka bërë thirrje për sanksione të forta. Situata është shumë e ndërlikuar jo vetëm pse flitet për ShBA, por edhe sepse vende europiane, si Luksemburgu, Malta dhe Hollanda nuk figurojnë nëpër lista, ndonëse kritikohen shpesh se aplikojnë taksa të ulëta për të tërhequr kompani të ndryshme.
Revista referon dokumente të brendshme të KE-së që flasin për faktin se ShBA injoruan një afat të fundit të qershorit në mënyrë që të mos përfshihen në listë.
Negociatori amerikan u tha kolegëve europianë në një konferencë në korrik të vitit 2018 se ka rezerva politike në Senatin amerikan – sidomos kur vjen puna te shkëmbimi automatik i informacionit për llogaritë financiare në raport me standardet e OECD-së
shkruan revista.
Sipas saj, negociatorët europianë duan që të paktën ta detyrojnë ShBA të gjejë një zgjidhje ndërkohë që lista do të rishikohet në fillim të vitit 2020.
Në BE kanë dilema për atë që duhet bërë, por ka parlamentaë që sugjerojnë se nuk duhet toleruar më.
E folura troç është ajo ajo që kupton Donald Trump
thotë parlamentari i majtë gjerman, Fabio de Masi.
Të njëjtin mendim ndan edhe Markus Ferber, i Unionit KristianSocial, pasi edhe formalisht nëse lista do të rishikohet, ShBA, që i plotëson të gjitha kushtet, duhet përmendur me emër.
Add new comment