Blloku Billboard

Dashuria ceremoniale për ambasadorët!

Postuar në 15 Tetor, 2015 17:47

Ne si vend kemi një raport të veçantë me ambasadorët e huaj, ndoshta kjo e trashëguar që prej themelimit të shtetit shqiptar në vitin 1912. Kanë qenë më së shumti ambasadorët që kanë zgjidhur kriza, por edhe që kanë nxitur kriza në një shtet joserioz si Shqipëria në periudha të ndryshme të historisë së saj moderne. Marrëdhënia e politikës shqiptare me disa prej tyre kalon kufijtë e kortezisë.

Andrea Stefani "prezanton" Dimitrije Tucović nr.2

Postuar në 15 Tetor, 2015 17:01

Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” një shënim me titull: “Heroi im nuk është Morina, por studenti serb Vojkan Udovičić”. Shkrimi i Stefanit i kundërvihet prirjes së përgjithshme, e me investim nga një set i tërë mediatik si Top-Channel, për glorifikimin e Ismail Morinës. Së fundmi për këtë kërkohet edhe nga politika që të lirohet. Mirëpo, është njëra gjë të kritikosh qëndrimet dhe problemet tona me nacionalizmin dhe urrejtjen, e tjetër të kalosh në të kundërtën duke shpallur për modele shembuj periferikë dhe të inskenuar nga politika.

Pranohet se me CEZ është çeduar. Por çfarë apo sa?

Postuar në 15 Tetor, 2015 13:33

Akuza për aferën e CEZ-it po përshkallëzohet, por tani në drejtim të përgjegjësisë për mbylljen e marrëdhënieve me kompaninë çeke. Dhe me kallëzimin penal të Kontrollit të Lartë të Shtetit, po hapen disa të vërteta, që marrin rrugë nga shqetësimi i zyrtarëve socialistë. Për këtë mjafton të shikohet se çfarë thonë dy të kallëzuarit, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokati i Shtetit, Alma Hicka.

Shënim: Ministrat e baltës

Postuar në 14 Tetor, 2015 22:23

Dy ministra të qeverisë dolën këtë të mërkurë në konferencë për shtyp për të sqaruar pozicionin e tyre mbi akuza që i implikojnë për favorizime në tendera dhe shpërdorim të detyrës. Të dy ministra të paralelit rozë të koalicionit, thënë ndryshe të emëruar nga Partia Socialiste dhe kryetari Edi Rama.

Genc Ruli e konfirmon: Lulzim Basha nuk u zgjodh, por e pranoi detyrën e kryetarit

Postuar në 14 Tetor, 2015 14:51

Partia Demokratike po vendos së fundmi disa precedentë jo shumë pozitivë në skenën politike, edhe kështu e dërrmuar në imazh publik. P.sh po vihet re se kritikën dhe kërkesën për një analizë të humbjes më 21 qershor e bën ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëz që kanë qenë afër tij përherë. Më e pazakonta është koha kur po zgjidhen këto insinuata që krijojnë presion të madh mbi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha është zgjedhur pikërisht pasi afera e CEZ-it kaloi.

Nis era e re e shqiptarisë: Era pas Ballistit...

Postuar në 13 Tetor, 2015 14:13

Shqipëria nuk ka më asnjë problem, asnjë hall, nuk ka qeverisje të dështuar, as korrupsion e krim, nuk ka vërfëri. Jo. Shqipëria sot ka vetëm gëzim, gëzimin e një fitoreje në futboll, mishëruar si finale heroike e një seriali që nisi në Beograd. Por gjithsesi, sot gëzimi i Shqipërisë është i pëzishëm sepse heroi i vërtetë, Ballisti, Ismail Morina, njeriu, i cili për aq sa dimë, me vullnet të lirë dhe pa i dhënë llogari kujt, ngriti dronin në Beograd, ndodhet në burg.

Shënim: Braho “ndërhyn” për Ballistin, por shumë pyetje duan përgjigje…

Postuar në 13 Tetor, 2015 10:41

Deputeti i LSI, Spartak Braho ka treguar në Panorama arsyen e vizitës që i ka bërë në qeli Ballist Morinës. Sipas Brahos, ai është një djalë që nuk përbën rrezik publik, për më tepër ka lënë pa asnjë mjet jetese gruan e tij dhe dy fëmijët.

Primitive: Tani e kemi me motrat e serbëve (video)

Postuar në 12 Tetor, 2015 18:02

Me iniciativën e këngëtarit Flori Mumajesi, gjendja emocionale e mijëra të pranishmëve në Sheshin "Nënë Tereza" është shndërruar në një skeç gjigant nacionalizmi primitiv, me mllef dhe urrejtje ndaj Serbisë, mesa duket një reagim ndaj një pilule të hidhur që as kualifikimi në Euro 2016 nuk e ka shuar dot. Turma ka nisur të lëshojë thirrje të rënda nën drejtimin e Mumajesit, me fokus “motrat e serbëve”. Në vijim të ngjarjeve “jashtë skenarit” gjatë festimeve të sotme, turma ka fishkëllyer kreun e FSHF-së Armand Duka dhe ka kërkuar lirimin e kryetifozit Ballist Morina.

 

Lojë e re elektorale me votën e emigrantëve?

Postuar në 12 Tetor, 2015 14:40

Paqja mes Ilir Metës dhe Edi Ramës është në të vërtetë një bashkëjetesë në një fushë ku secili minon rrugën e tjetrit. Me atë që ndodhi së fundmi me aferën e CEZ-it dhe mënyrën sesi ajo u mbyll, u provua se deri më 2017-ën do të ketë një qetësim relativ të raporteve, por duke u përgatitur për vitin e vështirë elektoral. Dy partitë, zyrtarisht të majta, sidomos LSI favorizohen nga gjendja e tanishme e PD-së, e cila nuk po gjen dot kohezionin e nevojshëm. E megjithatë, tradita e tranzicionit mëson se ka disa instrumente që dy partitë e mëdha nuk i lëshojnë.

Fullani i pafajshëm, farsa e këtij vendi vazhdon

Postuar në 12 Tetor, 2015 13:55

Me logjikë juridike, pranimi i gjykimit të shkurtuar nga ana e palës së akuzuar, nënkupton pranimin e akuzave. Në rastin Ardian Fullani, procedurialisht u pranua vazhdimi i seancave me gjykim të shkurtuar, por kjo “për ekonomi gjyqësore”. Thënë ndryshe, ishte një ftesë gjykatës për t’i bërë shpejt e shpejt etapat, por jo pranim i fajit. Kësisoj, të gjithë të kënaqur. Edhe pse prokuroria kishte kërkuar pesë vite burg, Gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të pafajshëm sot ish-Guvernatorin e Bankës qëndrore Fullani.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard