Blloku Billboard
Merita është e këtij njeriu
Shqipëria nuk do të ishte në finalet e europianit, Francë 2016 nëse në pankinën e kombëtares nuk do të ishte Xhani De Biazi. Italiani besoi që në fillim se ekipi mund t'ia dalë të kualifikohet në një kompeticion të madh mjafton që në fushë të mos luanim vetëm me zemër, por edhe me tru siç ai vetë e ka përsëritur disa herë. Sepse për të luajtur futboll nuk mjaftojnë vetëm muskujt, dëshira dhe talenti, por mbi të gjitha inteligjenca. Dhe ajo që De Biazi injektoi tek ekipi i tij ishte disiplina taktike për të marrë maksimumin e rezultatit duke shfrytëzuar potencialin e grupit.
Të vetmit në rajon në Euro 2016. Danezët akuzojnë për trukim
Kombëtarja e futbollit kthehet sot në mesditë nga Armenia, ndërkohë që ajo merr me vete dhe një “trofe” tjetër: Shqipëria është vendi i vetëm ballkanik që është kualifikuar për Euro 2016, bashkë me Rumaninë nga ana tjetër e gadishullit. Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi… nuk janë kualifikuar. Kështu kuptohet edhe më mirë pse fitorja shqiptare ka shkaktuar çudi në mediat ndërkombëtare. UEFA dergoi kartolinen zyrtare online, (foto), ndërsa trajneri danez Morten Olsen, i dëmtuari direkt i ndeshjes së djeshme, deklaroi se gara e Jerevanit ishte e trukuar!
Të ngeshëm për protestë në një popull që nuk proteston kurrë
Ismail Morina u arrestua në flagrancë me dy pistoleta dhe gjykata dha msën e sigurisë “arrest me burg”. Arrestimi i tij u bë pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte siguruar 36 bileta. Ndërkohë që gjykimi duhet të zbardhë se çfarë kishte ndërmend Morina, sot disa protestues kanë kërkuar lirimin e tij. Arsyeja? “Ne kërkojmë liri për Ballist Morinën, sepse ai na bëri krenarë. Në Beograd ai ngriti flamurin tonë, ndërsa në Shqipëri kryeministri ynë nuk na la ta ngremë flamurin tonë. Liri Ballistit.
Përse u mundëm me Serbinë dhe a mund të fitojmë me Armeninë?
Për humbjen e kombëtares sonë të futbollit me Serbinë kanë folur e shkruar shumë – ca që kanë qenë e ca që s‘kanë qenë ndonjëherë në një stadium futbolli. Meqë jemi pranë sfidës me Armeninë, që është edhe ajo tejet e rëndësishme për kombëtaren tonë, po shkruaj edhe unë disa rreshta, si një njeri që ka filluar të shkojë në stadium qysh në moshën 6 vjeç dhe që të enjten ne Elbasan ishte vetëm disa shkallë sipër bankinës së ekipit tonë.
Të trajtosh një ndeshje futbolli si zgjedhjet
Ka dy ditë që me ndeshjen Shqipëri-Serbi po merret politika. Fjalimi i kryeministrit të vendit, ishte një lajm i gëzuar për çdo shqiptar, pasi na bëri të kuptojmë se çfarë estrade kishte ndërmend ky njeri nëse ekipi ynë do të fitonte. Se çfarë vizitash, kapardisjesh të pështira, çfarë takimesh me veshje sportive do kishte bërë ky njeri, si e si, për të shitur dënglën e radhës. Sepse siç thotë një miku i vet i afërt: ky është një shitës rrace.
Shënim: Z. Kryeministër, më mirë ktheni punën vullnetare për bazën e partisë. Është më e ndershme
Më në fund edhe kryeministri u zbërthye për CEZ-in. Pas marrjes – vesh me aleatin...
Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Parlament për aferën e CEZ-it. Ka folur gjatë dhe me detaje, ka sqaruar dinamikën e marrëdhënies së CEZ-it me qeverinë shqiptare dhe me kompanitë e mbledhjes së borxheve. Ka sqaruar shqiptarët se afera fsheh pazaret e Sali Berishës, që qëndron sipas tij edhe pas vendimit të ERE-s, në vitin 2010, që uli çmimin e shitjes nga KESH drejt CEZ në 1,48 lekë. Kur vjen puna për hetimin ndërkombëtar, Edi Rama, ka përcjellë besimin që ka fituar te sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
Guri mbi autobuz, notë proteste e serbëve. Ambasadori e refuzon. A ka nisur mbrapsht ndeshja me Serbinë?
Një gur i hedhur mbi autobuzin e ekipit serb teksa po kalonte nëpër Tiranë këtë pasdite, është shndërruar në incident diplomatik, ende pa filluar ndeshja Shqipëri-Serbi. Ngjarjen në fjalë diplomacia e ka shndëruar në një rast të vlefshëm për t’i dorëzuar palës shqipatre një notë proteste. Por mësohet se ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ-së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin.
"Honoris Causa” për De Biasin, rektori i UET-së, Gjura: “De Biasi ka bërë atë që nuk e bën politika, media dhe Religjioni”(video)
Para disa ditësh, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, De Biasi, i nderuar nga Universiteti Europian i Tiranës me titullin “Honoris Causa”. Një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri ndër të tjerë. Po cili ishte motivacioni? Kjo është sqaruar gjatë emisionit “Prcesi Sportiv” në datën 5 tetor në Top-Channel, nga rektori i UET-së, Tonin Gjura. Bashkëbiseduesi i tij, Përparim Kabo e ka cilësuar titullin të pavend, sa kohë UET nuk ka programe sportive dhe si kundërshembull ka sjellë rastin e nderimit nga një universitet sportiv bullgar të trajnerit Carlo Ancelotti.
Ankesa e Gjinushit dhe pakti për të mos prekur Berishën
Kryetari socialdemokrat Skënder Gjinushi ka shprehur sot zhgënjimin se ka një pakt mes Ramës e Metës për të mos prekur ish-kryeministrin Berisha. “Jo vetëm si kërkon dot llogari Berishës, por ai të kërkon.