Blloku Billboard
Dy vjet e tre muaj më parë, një mesazh i Ramës për gjobat e Berishës në maj 2013
Ky është një mesazh i Edi Ramës në twitter, më 26 maj 2013, kur kishte filluar fushata elektorale e zgjedhjeve të përgjithshme.
“Problem i madh dyndja e xhandarëve të Saliut për gjoba! Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi deri në 23 qershor. Pikë.#RILINDJE. Çdonjëri që merr një gjobë nga këto gjobat e presionit për votën, duhet të ndihet krenar dhe duhet ta mbajë si një certifikatë që nuk është i pëlqyer nga partia familjare e Saliut dhe pushteti i Saliut do t’i marrë të keqen, se mbas 23 qershorit ato gjoba nuk do të kenë as edhe një vlerë”.
Shantazh i deputetit Çuko: Këshilltari Ahmetaj, pjesë e Sigurimit. Vazhdon detanta e ndyrësive
Ka marrë një kthesë të re përplasja mes këshilltarit ushtarak të presidentit Bujar Nishani, Piro Ahmetaj, me deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë. Ahmetaj ka thënë se disa prej tyre janë ish-sigurimsa, disa të tjerë kriminelë, trafikantë, tutorë prostitutash e perversë. Pas kësaj deputetë të mazhorancës, kryesuar nga Spartak Braho, drejtues i këtij komisioni, i kërkuan Nishanit largimin e Ahmetajt nga detyra, pasi kishte dalë jashtë funksionit dhe rolit të një zyrtari në një institucion si presidenca.
Shënim: Afrimi i të fortëve si zgjedhje e vullnetshme e Ramës. Kush duhet dekriminalizuar?
Partisë Socialiste i janë dashur personazhe të fortësh në zgjedhje, sepse nuk kishte mënyrë tjetër për t’u përballur me të fortët e PD-së për të ruajtur votat. Kjo është një e vërtetë e pranuar nga socialistët, e pohuar disa herë së fundi. Dhe kur flasim për ‘të fortë’, nuk është thjesht fjala për individë që preferojnë dhunën kundrejt dialogut, por për elementë me të kaluar e të tashme kriminale, si penale edhe ekonomike.
Opozitë, apo Lulzim Basha “po i vjedh zanatin” Edi Ramës?
Shikoni se çfarë thotë ndër të tjera një njoftim i Partisë Demokratike: “Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, vizitoi banorët e fshatrave të Mokrës, një zonë e prekur masivisht nga eksodi. Mbi 250 familje raportohen se janë larguar nga Mokra drejt vendeve Europiane në muajt e fundit në përpjekje për mbijetesë për shkak të kushteve të mjerueshme.
Shënim: “Përdorimi i brendshëm” i një materiali dhe diplomatët që dinë gjithçka
Mënyra dhe formati i përgënjeshtrimit që ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Raunig, më parë ambasadori austriak po në Tiranë, i bëri përmbajtjes së “një materiali informues të brendshëm”, është shumë domethënëse për atë se çfarë mendojnë e dinë realisht diplomatët e huaj për vendin e shqiponjave dhe politikanët e tij. Raunig tha pak e shumë se kemi mbledhur çfarë kemi dëgjuar të thonë lart e poshtë, dhe kjo nuk përbën ndonjë qëndrim zyrtar; e as të dhënat e përfshira për Ramën, Metën, Berishën, deputetët, biznesmenët etj, nuk janë të tilla, pra zyrtare e të konfirmuara.
Arben Ndoka: “Ka deputetë që kanë duart me gjak”
Dje, Arben Ndoka, ish-deputeti socialist i Qarkut Lezhë,mqë dorëzoi së fundmi mandatin, ka dhënë një intervistë në “Top-Story”, ku ka sqaruar pozicionin e vet. Ndoka ka bërë një deklaratë shumë të rëndë kur ka thënë se në Parlament ka deputetë që kanë duart me gjak. “Jam menduar gjatë për këtë. Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por gjeta kurajon ta bëja këtë. Aty janë shumë të tjerë që nëse tërhiqen nga mandati i deputetit mund të përfundojnë edhe në burg. Unë i kam shlyer dënimet e mia ndaj drejtësisë italiane, ndërsa aty ka shumë të tjerë. Është edhe një deputet i PD i dënuar në Shqipëri.
Ku konsiston axhenda e Politikës së Jashtme të kryeministrit?
Sot deputetë të Parlamentit të Shqipërisë po kërkonin kryeministrin Edi Rama që të ishte prezent në seancën plenare. Më vonë, ai mungoi edhe gjatë fjalës së Presidentes së Kosovës në Kuvend, Atifete Jahjaga. Nuk bëhet fjalë për bojkot, por për një vizitë në Gjermani. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Mynih, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer. Gjatë kësaj vizite Kryeministri Rama shoqërohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.
Shënim: Vajmedet Shqipëria për "turkun" që ka në krye
Edhe njëherë kemi në krye një kryeministër që duket se beson se Shqipëria është pronë e tij. Ca më keq dhe më e vajtueshme: që edhe shqiptarët duhet ta falënderojnë pse fati historik e solli aty që t’i përfaqësojë. Nuk është hera e parë që delirantë të tillë mbijnë e harlisen në katundin Shqipëri. Historia e afërt na jep dy shembuj të tillë: Sali Berisha dhe Edi Rama. Dy shembuj që qëndrojnë afër edhe si kriter për krahasimin e qeverisjes. Ka gjithësesi një ndryshim: Berisha mësoi të vepronte ndryshe pas humbjes së rëndë të 1997-ës.
30 lekë për Fate Velajn dhe disa mendime për këshilltarin e kryeministrit
Shënim: Është i blerë Zagani? Një sforcim i Tahirit për logjikën retroaktive të stallës së Orikumit
Ministri i Brendshëm nxori sot në Kuvend një dokument që tregon se oficeri në arrati i antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, është bashkëprivatizues i një objekti stallë në Orikum, ish - ekonomi ndihmëse e ushtrisë. Privatizimi është bërë në qershor 2013 dhe kjo tregon, tha Tahiri, se "oficeri ka qenë i blerë nga Berisha".