Blloku Billboard
Shënim: Nënë Tereza, një shtatore tepër
Një vepër arti e ka humbur kuptimin përderisa dergjet shtrirë në tokë pa kurrfarë kujdesi. Por kur kjo vepër mban mbi vete dhe një emër të madh, problemi shumëfishohet. A mundet që shtatorja e Nënë Terezës, e kësaj gruaje të madhe për të cilën Vatikani po bën të gjitha përpjekjet për shenjtërimin e saj, të dergjet në këtë farë feje, ashtu siç shihet dhe në fotot përcjellëse.
Përgjime edhe për llogari të miqve
Para më shumë se një viti, kur në media qarkulloi lajmi se shërbimet gjermane kishin survejuar në Shqipëri, kryeministri shqiptar tha se “ne nuk kemi çfarë të fshehim nga miqtë”. Është një nga ato deklarata që hidhen kuturu, si për të thënë se “tani jemi të brendshëm me të mëdhenjtë”. Mirëpo diskutimi është më i gjerë dhe me shumë implikime, kur vjen puna te fakti se përgjimet e sotme, po rezultojnë në krijime të qendrave të të dhënave që administrohen në një dorë. Kjo dorë është SHBA.
Shënim: Braçe, dëmi ekonomik i gabimit në pasaporta dhe disa dëme të tjera shumë më të prekshme
Nëpërmjet një komenti në Facebook deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar mbi gafën e shënimit të gabuar të afatit 10 vjeçar në pasaportat e fëmijëve, afat që duhej të ishte 5 vjet. Braçe nuk e quan një gabim teknik, por një shkelje ligji që sipas tij u kushton shqiptarëve 11.6 milionë euro. Braçe thotë se kjo çështje, e cila po trajtohet si gabim teknik, ka ndodhur në harkun kohor Prill 2009-Korrik 2010, kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Lulzim Basha.
Shënim: Shtypni kasat dhe paguani, vetëm “kur të bëhet shtet”
Rasti më i fundit i raportuar, ai i konçesionit të përmbarimit të gjobave, i shtohet listës së gjatë të çudirave që ka prodhuar kjo qeveri.
Abrahams: Rama si Berisha, autoritar
Në përfundim të librit të tij “Shqipëria Moderne – Tranzicioni nga Diktatura nw Demokraci”, Fred C. Abrahams shkruan për Edi Ramën se gjakon për të mbajtur çdo gjë nën kontrollin e tij të drejtpërdrejtë.
Standardet e dyfishta të Gjermanisë ndaj shqiptarëve
Imigracioni nga Ballkani Perëndimor mbetet çështje dite për Gjermaninë. Agjencia shtetërore e lajmeve, “Deutsche Welle”, e cila u drejtohet sidomos audiencave jashtë Gjermanisë, shkruan përditë për këtë çështje, duke mbajtur një fokus të veçantë edhe për shqiptarët. Problemi po shihet në funksion të qëllimit sesi të ulet numri i azilkërkuesve, si të dekurajohet lëvizja e njerëzve drejt Gjermanisë, me shpresën se kjo do t’i hapë rrugën imigracionit të organizuar për punësim.
Në ç'kohë po jetojmë?
Të gjithë e shohim dhe e prekim kohën që po jetojmë, qeverinë që zgjedh gushtin për të bërë pushime në grup, kryeministrin që lahet dhe fotografohet në det, ministrat që dalin në suplemente duke u kremosur nga gratë në plazh, vohën e djersës dhe radhët e gjata për të marrë një pasaportë në zyrat e shtetit shqiptar, infermieren që pret t’i fusësh 5-mijëshen në xhep për çdo barrë lindjeje apo vaksinë që nuk gjendet në raft, gjyqtarët që ndryshojnë vendimin nga darka në mëngjes, policin që del vend e pa vend për të të ndëshkuar me gjobë apo siç e thonë tani me termin "penalitet", kryetarin e
Rrugët/Njolla të zeza të periudhës Rama-Basha, "përgjegjësi" e Veliajt
Që një shtet të zbatojë nisma të ndryshme në shërbim të qytetarëve, njëherë duhet të përgatisë një plan dhe të sigurojë bashkërendimin e punës ndëristitucionale si edhe ndërmjet pushtetit qëndror dhe atij vendor. Kështu në fundvitin 2013 dhe fillimvitin 2014, një nga çështjet, tek të cilat qeveria u përqendrua së tepërmi, ishte siguria rrugore. Për këtë qëllim u hartua edhe propozimi i një pakete masash nga ana e 3 dikastereve: Ministria e Transportit dhe Infrastruturës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë.
Lajm punësimi/ Greqia punëson 600 barinj
Në kulmin e debatit për azilkërkuesit shqiptarë që po tentojnë të gjejnë mundësi punësimi në Europë dhe refuzimit që po hasin nga vende si Gjermania apo Belgjika, Greqia hap dyert për 600 barinj nga Shqipëria, të cilët do të pajisen me leje të rregullt punësimi dhe nuk do të kenë asnjë kokëçarje nga policia. Vendimi erdhi pas krizës që po kalon sektori i blegtorisë kryesisht në zonën e Epirit, ku ka një mungesë të theksuar barinjsh. Kërkesat e grekëve që zotërojnë bagëti në zonën e Epirit janë për barinj nga Shqipëria, pasi sipas tyre e njohin mirë zanatin dhe janë afër vendit të tyre.
FSHF “merr masa” që ndeshja e superkupës sonë të mos shihet falas. Akuza e RTSH-së
Një lëmsh si plot herë të tjera, me transmetimin e ndeshjeve shqiptare. Rradhën e ka ndeshja e Superkupës, Skënderbeu-Laçi, e cila do të luhet sonte në 20:00 në "Qemal Stafa", por nuk do të transmetohet falas nga Televizioni Shqiptar, RTSH. Vetë RTSH-ja ka akuzuar Federatën e Futbollit se kjo e fundit ende nuk ka shpallur fituesin që ka të drejtën për të transmetuar ndeshjen.