Shënim: Afrimi i të fortëve si zgjedhje e vullnetshme e Ramës. Kush duhet dekriminalizuar?

Postuar në 14 Shtator, 2015 14:47

Partisë Socialiste i janë dashur personazhe të fortësh në zgjedhje, sepse nuk kishte mënyrë tjetër për t’u përballur me të fortët e PD-së për të ruajtur votat. Kjo është një e vërtetë e pranuar nga socialistët, e pohuar disa herë së fundi. Dhe kur flasim për ‘të fortë’, nuk është thjesht fjala për individë që preferojnë dhunën kundrejt dialogut, por për elementë me të kaluar e të tashme kriminale, si penale edhe ekonomike.

Atëherë është e qartë që kjo ishte një zgjedhje e PS-së, dhe nuk mund të bëhet fjalë për gabim, apo “rrëshqitje” e ndonjë rasti të veçuar, por metodë pune. Çfarë dekriminalizimi pretendon të bëjë qeveria dhe kryeministri Rama, kur e pranon hapur se ka bërë një zgjedhje të ndërgjegjshme, aq më tepër që deputetë të akuzuar të saj kishin ndërkohë kartela penale të publikuara?   

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.