Blloku Billboard
Koha për ndryshim real, jo për të folur
Gjatë periudhës së fundit të qeverisjes së Fatos Nanos doli në skenë “problemi i partive të vogla”. Ky “problem” në fakt ishte krijuar nga vetë Fatos Nano, i cili ndonëse fitoi zgjedhjet në vitin 1997, për demagogji vendosi se duhet tq qeveriste me një koalicion. Kështu që koalicioni i së majtës shpejt u shndërrua në një lloj kënete poshtë së cilës gëlonte rivaliteti administrativ dhe elektoral, ku partitë e vogla fitonin terren apo projektonin fuqizimin e tyre përmes përfitimit të mundësive për punësim në administratë.
Protestat nuk kanë cenuar pronën. Atë e cenon korrupsioni i kullave dhe betonit
Do të ishte diçka kurioze nëse ndonjë psikiatër do të diagnostikonte sjelljen publike të Erion Veliajt dhe peshën që zë kjo sjellje në jetën e tij të përditshme. Sepse është të paktën neurotike invencioni i përditshëm i një roli për veten, sidomos kur e shkëput atë nga detyra që ke përsipër. Zotit Veliaj nuk i del detyra e kryetarit të Bashkisë, të ciln me shumë gjasë do ta luajë edhe për një mandat. Ai do diçka më shumë, diçka sipër punëve të tjera. Dhe këtë diçka nuk e thotë dot me gojë, por e nënkupton.
Tërheqja është më e lehtë për atë që është në pushtet - letra e Kadaresë dhe apeli i "gazetarëve" sot
Në datën 21 maj të vitit 2011, Ismail Kadare i niste një letër Lulzim Bashës, që asokohe ishte në një përballje elektorale të diskutueshme teknikisht me Edi Ramën në Bashkinë e Tiranës. Ishte koha kur kishte nisur rivlerësimi i fletëve të kontestuara që do të rikthenin rezultatin nga 10 vota më shumë për Ramën në fitore për Bashën. Ishte koha gjithashtu kur Shqipëria kishte vetëm 4 muaj nga 21 janari ku mbetën 4 të vrarë.
Në letrën e vet Kadare ndër të tjera thoshte:
Hipokrizia e përgjithshme ndaj një dhune të rreme
Në vend se të diskutohet perspektiva e opozitës në këtë përballje ku është futur dhe me këtë rast e vendit mbarë, një pjesë e madhe e diskutimit medatik përqendrohet te aktet e dhunës që shoqërojnë protestën e saj. Meraku i madh se po hidhen ca shishe molotov, se po nxihet me pak tym dera e kryeministrisë, apo se u dëgjuan ca kapsolla, vijnë si një vajtim fisnikësh dhe të përkorësh në një shoqëri që ditë përditë ka si lajm kryesor vrasjen, drogën, dhunën, akuzën, përbaltjen, vjedhjen, në televizor, jashtë tij, në kryeqytet dhe në periferi, në emigracion, në Europë e në botë.
Heshtja kompromentuese e Presidentit për rolin e Kryeministrit në planin e ndarjes së Kosovës
Në datën 10 janar të këtij viti Presidenti i Republikës i refuzoi Kryeministrit të Shqipërisë propozimin për emërimin në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të z. Gent Cakaj. Në njoftimin zyrtar për këtë çështje, presidenti i Republikës ndër të tjera shprehej se:
Një diplomat i mirë, por një kryeministër jo efektiv
Federica Mogherini përcolli në Tiranë mendimin se Shqipërisë duhet t’i happen negociatat. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme cilësoi se ajo shprehte në këtë rast mendimin e saj personal.
Legjitimitet i pamundur
Opozita e drejtuar nga Lulëzim Basha ka ndërmend të bllokojë sot rrugët nacionale. Është një formë e mosbindjes civile që është paralajmëruar nga Partia Demokratike.
Është një akt i radhës, dramatik në përmbajtje, por që ka edhe komedinë e vet. Do flasin Basha, Monika Kryemadhi e të tjera, fytyra të njohura të politikës dhe sistemit të korruptuar që sot duket se pranohet si komod vetëm nga një njeri: Edi Rama. Por zoti Rama është student ekselent i politikës autike të tipit: Shqipëria ka rilindur sepse ashtu e shoh unë. Puna juaj se nuk kuptoni gjë.
Emigrantë ishim, Rilindja do na bëjë turistë në vendin "tonë"
Piramida, atraksioni më i ri në kryeqytet
Me këtë titull e tregëton Agjencia Telegrafike Shqiptare lajmin për projektin e shndërrimit të ish-muzeut të Enver Hoxhës në një qendër teknologjie dhe inovacioni. Konceptim më i përkundërt me origjinalin nuk mund të gjendej: nga një objekt që tregon dhe konservon, në një hapsirë që promovon të renë. Historia është aty në fakt, sepse koha do të ikë dhe emri do të mbetet sfidues: Piramida e Enver Hoxhës.
Berisha, Rama dhe mediat
Hajnia në këto anë ka folur përherë Shqip
Ish-diplomati dhe studiuesi Shaban Murati shkruan sot në gazetën “Dita” për situatën e krijuar sipas tij nga i ashtuquaturi “toptan-Pazar” në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Zoti Murati e konsideron tërheqjen e qeverisë së Tiranës për VKM-në e pronave në bregdet dorëzim, shenjë inferioriteti dhe pasojë të strategjisë së Nikos Kotzias për përfshirjen në diskutime të të gjithave çështjeve, “të qena e të paqena” në diksutimin me Shqipërinë. Kështu, sipas Muratit, është krijuar një lidhje kushtëzuese mes problemeve të ndryshme duke sjellë humbje vetëm për vendin tonë.