Blloku Billboard

Po mendon për veten!

Postuar në 28 Shkurt, 2019 23:18

Shqipëria për meritë të klasës politike që e drejton vijon të trajtohet si ekzotike si për rrëmujën e organizuar që ka në çdo drejtim ashtu edhe për krizat që prodhon.

Misioni i Parlamentit Europian që erdhi në Tiranë nuk kishte për detyrë të jepte konsiderata për situatën e brendshme politike dhe as të jepte zgjidhje, por të analizonte përmbushjen e reformave në prag të vendimit të qershorit.

Nuk pi më anglez...

Postuar në 28 Shkurt, 2019 21:29

 

Peng i beqarisë së Edit dhe periodave të Lulit!

Postuar në 23 Shkurt, 2019 19:18

Shqipëria vijon të jetë lodër në duart e një kryeministri që së fundmi ka marrë përsipër të përfaqësojë edhe pakicën.  Ta quajmë sakrificë, altruizëm, zotësi, cinizëm, kapriço apo sharlatanizëm ofertën që na ka bërë Edi Rama për të qeverisur teknikisht Shqipërinë pa kundërshtarë në parlament!?

As dy, apo tri polare. Shqipëria është e ndarë në dy kampe

Postuar në 21 Shkurt, 2019 21:02

Në Shqipëri tanimë një gjë është konfirmuar pavarësisht leximeve të ndryshme: vendi është në krizë të thellë politike.

Sido që ta lexosh situatën, askush nuk mund të quhet objektiv nëse thotë se Shqipëria e sotme ka opozitën në krizë dhe qeverinë efektive. Për këtë mjafton të dëgjosh fjalimin kaotik të kryeministrit, i cili teksa referon zgjidhjet juridike kushetetuese të “mandatit legjitim”, vetëofrohet për zgjidhje politike që kalojnë nga dialogu me opozitën.

A do të funksionojë strategjia fabiane e z. Rama?

Postuar në 20 Shkurt, 2019 18:46

 

Më 16 shkurt kryeministri Edi Rama me të vetët zgjodhi një strategji: largimin personal nga Tirana dhe shmangien e kundërvënies së policisë ndaj protestuesve. Në këtë mënyrë zoti Rama mund të jepte shfaqjen e vet nga Vlora në konkurencë me protestën e opozitës, ndërkohë që në distancë nga ngjarja mund të merrte vendimet më ftohtë. Përmes Policisë ai bënte thirrje dhe kujtonte se po shkelej ligji, por në fakt nuk dha asnjëherë urdhër për ndërhyrje. Spartak Ngjela tha se ky ishte plan i FBI-së, duke na falur kështu mundësinë që të qeshim sa të duam kur të kemi kohë.

Mbetet opozita e ankesave në Platformën e Bashkëqeverisjes

Postuar në 16 Shkurt, 2019 22:32

 

Protestoni paqësisht!

Kjo thirrje po dëgjohet nga të katër anët në këto orë. Atë e artikulojnë demkat e partisë, analistët militantë, gazetarë që po mbushin dekadën që shkruajnë të kundërtën e asaj që mendojnë, amatorë të Facebook-ut. Por këtë tezë po e riqarkullojnë me forcë dhe këmbëngulje edhe pushtetarët. Zv.kryeministri, kryeministri, ministri i Brendshëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, etj..

Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!

Postuar në 14 Shkurt, 2019 14:13

Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka thënë ndër të tjera se:

Kush dhe pse po lobon për Serbinë nga Tirana?

Postuar në 12 Shkurt, 2019 21:58

Tani që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë hapur me qëndrim kundër qeverisë së Ramush Haradinajt dhe kërkojnë edhe heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, është e pritshme që aktorët politikë që synojnë të faktorizohen pas një të ashtuquajture marrëveshje historike të dalin në skenë. Ta heqin maskën. Një arsye më shumë është edhe prononcimi i Gjermanisë për heqjen e tarifës, duke eliminuar dyshimin se mbajtja e një krahu cenon raportin me një nga dy fuqitë.

Pse mban erë kualifikimi i Prelës!

Postuar në 05 Shkurt, 2019 18:40

Çertifikimi  i titullares së komanduar të Prokurorisë së Krimeve të Renda, Donika Prela nga Komisioni i Vettingut krijoi dyshime të mëdha për vendime selektive në procesin që është konsideruar si pastrim i sistemit të drejtësisë.

Presidenti po inatos socialistët. Po a quhet kjo shkelje kushtetuese dhe cenim i unitetit kombëtar?

Postuar në 04 Shkurt, 2019 14:47

Doni të takoni një njeri që di mendimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri? E gjeni një. Ky është Alfred Peza, ish-gazetar dhe drejtues mediash, ish-deputet dhe sot mesa duket editorialist vullnetar i Partisë Socialiste apo kryeministrit.

Zoti Peza ka publikuar sot një opinion që ka të bëjë me sjelljen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, të cilin e nis me këtë fjali absolutizuese:

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Billboard